By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Lajme

Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme

Momenti
Published: August 23, 2026

Gjatë vizitës në Kiev ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul i premtoi Ukrainës edhe 50 milionë euro të tjera ndihmë humanitare. Po ashtu Gjermania do të kontribuojë me 10 milionë euro në një fond të NATO-s për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, që është për një vizitë në Kiev, i premtoi Ukrainës edhe 50 milionë euro të tjera për qëllime humanitare dhe për t’u përgatitur për dimrin e ardhshëm.

Your browser does not support the video tag.

Sipas mministrit Wadephul 50 milionë eurot shtesë të ndihmës gjermane do t’u jepen organizatave të OKB-së dhe organizatave joqeveritare që mbështesin veçanërisht njerëzit në zonat pranë vijës së frontit. Paratë do të përdoren, ndër të tjera, për riparimin e banesave, si dhe për sigurimin e pajisjeve sanitare ambulante dhe të ngrohëseve.

Përveç kësaj Gjermania do të kontribuojë me 10 milionë euro në një fond të NATO-s, me të cilin do të financohen, ndër të tjera, furnizimi me energji, materialet mjekësore dhe sistemet për mbrojtje kundër dronëve.

“Vrasje e verbër e civilëve”

Johann Wadephul dënoi sulmet gjithnjë e më të shpeshta ruse me dronë dhe raketa, duke e akuzuar Moskën për “vrasje të verbër të civilëve” si edhe për shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës energjetike. “Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës. Ne e mbështesim atë. Ajo do ta fitojë këtë përballje ushtarake”, tha Wadephul.

Gjatë javëve të fundit Rusia i ka intensifikuar sulmet e saj ndaj vendit fqinj. Në shënjestër të forcave të armatosura ruse është edhe infrastruktura civile.

Wadephul sheh “shenja dobësie” të Rusisë

Rusia synon të shkatërrojë bazat e jetesës së njerëzve në Ukrainë dhe në këtë mënyrë t’ua thyejë vullnetin për qëndresë, tha Wadephul. Sipas tij muajt e verës korrik dhe gusht kanë qenë më vdekjeprurësit për popullsinë civile ukrainase gjatë më shumë se katër vjetëve. “Rusia nuk ka hedhur kurrë më parë kaq shumë raketa ndaj Ukrainës”, tha ai.

Ai e siguroi Ukrainën për mbështetjen e mëtejshme nga Gjermania. Wadephul shprehu shpresën se në këtë mënyrë Rusia mund të lëvizë drejt negociatave për paqe. Sipas tij gjithnjë e më shumë njerëz në Rusi po e kuptojnë se vazhdimi i luftës vetëm sa e çon vendin më thellë në rrënim ekonomik.

“Propaganda gjithnjë e më e çrregullt dhe shtypja gjithnjë e më totalitare, po ashtu brenda vendit ka gjithashtu shenja të dobësisë së regjimit. E vetmja rrugëdalje është paqja. Që Putini më në fund ta pranojë këtë dhe të ndalojë së dërguari edhe të rinjtë e vendit të tij drejt vdekjes në mijëra raste, ky është qëllimi i të gjitha masave tona”, tha Wadephul.

Prandaj, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk investon aq shumë për mbështetjen ushtarake dhe financiare të Ukrainës sa Gjermania tha Wadephul.

Ukraina feston 35-vjetorin e Pavarësisë

Wadephul ndodhet për herë të katërt në Ukrainë që nga marrja e detyrës si ministër para 16 muajsh. Vizita nuk ishte njoftuar publikisht për arsye sigurie. Në qendër të takimeve janë bisedimet me udhëheqjen ukrainase. Gjithashtu, do të diskutohet për sigurimin e furnizimeve gjatë dimrit dhe thellimin e bashkëpunimit gjermano-ukrainas në fushën e sigurisë.

Të hënën (24.08.) mbushen 35 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Me rastin e këtij përvjetori do të zhvillohen festime, kryesisht në kryeqytetin e vendit, Kiev. /DW

The post Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë
Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
CNN: Çfarë dihet deri tani për kërcënimin e SHBA-së për ta goditur ekonominë e Iranit

LEXO GJITHASHTU

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
TOP Momenti
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
TOP Momenti
Plagoset rëndë një burrë nga shpërthimi në Kerzers, Fribourg të Zvicrës
Plagoset rëndë një burrë nga shpërthimi në Kerzers, Fribourg të Zvicrës
Lajme
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
Lajme

You Might Also Like

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, mbahen ditët e filmit në kujtim të tij
Lajme

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, mbahen ditët e filmit në kujtim të tij

August 23, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Pukë pasi policia shkon për të monitoruar një parcelë me kanabis
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Pukë pasi policia shkon për të monitoruar një parcelë me kanabis

August 23, 2026
Lufta ekonomike e SHBA-së, shefi i sigurisë së Iranit kërcënon me ndalimin e rrjedhës së naftës përmes Hormuzit
Lajme

Lufta ekonomike e SHBA-së, shefi i sigurisë së Iranit kërcënon me ndalimin e rrjedhës së naftës përmes Hormuzit

August 23, 2026
Edhe sot mot i nxehtë në Kosovë, por me temperatura pak më të ulëta sesa dje
Lajme

Edhe sot mot i nxehtë në Kosovë, por me temperatura pak më të ulëta sesa dje

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?