By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Lajme

Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën

Momenti
Published: August 23, 2026

Sulmet kibernetike të ditëve të fundit ndaj institucioneve të Kosovës mund të jenë paralajmërim për sulme më të mëdha, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të vendit, përfshirë energjinë, ujin dhe telekomunikacionin, vlerëson drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Sipas tij, kombinimi i sulmeve kibernetike me operacione të tjera hibride mund të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Fetoshi tha se sulmet kibernetike ndaj Kosovës nuk janë të rralla dhe se, përveç paralizimit të faqeve të internetit, ato mund të synojnë mbledhjen e informacionit, spiunazhin dhe manipulimin e të dhënave.

“Sulme të tilla nuk janë të pakta. Policia e Kosovës ka konstatuar në vazhdimësi sulme kibernetike DDOS, që konsistojnë te paralizimi i funksionimit të faqeve të internetit, por të cilat në kuadër të një targetimi më të avancuar mund të konsistojnë te objektiva si mbledhja e informacionit, manipulimi i të dhënave, spiunazh e të tjera. Dhe grupe të cilat, nëse i referohemi raportimeve nga institucionet tona të sigurisë, për shembull para pak vitesh është konstatuar një grup pro-rus, KillNet, që qëndron pas këtyre aktiviteteve kundër institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Fetoshi tha se, duke marrë parasysh strategjinë hibride të Serbisë dhe koordinimin e saj me Rusinë, sulmet kibernetike duhet të shihen edhe si strategji për destabilizimin e Kosovës.

“Dhe në qoftë se kemi parasysh objektivat e strategjisë hibride të Serbisë dhe nëse në anën tjetër kemi parasysh sinkronizimin e strategjisë së Serbisë me strategjinë ruse, atëherë po, duhet të kemi parasysh që sulmet kibernetike janë pjesë e strategjisë për destabilizimin e Kosovës që vjen nga Serbia dhe që mbështetet nga ana e Rusisë”, tha ai.

Sipas tij, qëllimi i sulmeve nuk është domosdoshmërisht vetëm vjedhja e informacionit, por edhe krijimi i panikut dhe humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.

“Qëllimet e këtyre sulmeve janë të ndryshme. Ato nuk kufizohen vetëm në përpjekjet për mbledhje informacioni, siç e thashë, apo për spiunazh dhe manipulim të dhënash, por edhe në qëllime politike që mund të kenë për qëllim shkaktimin e panikut, mund të kenë për qëllim krijimin e mosbesimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, në funksionalitetin e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Ai veçoi si shqetësim të veçantë sulmet që mund të targetojnë infrastrukturën kritike, duke paralajmëruar se operacionet kibernetike mund të kombinohen me forma të tjera të luftës hibride.

“Dhe në këtë kuadër, natyrisht ne në Institut i trajtojmë me seriozitet sulmet që njihen si SCADA, pra ato që targetojnë ose që eventualisht mund të targetojnë, gjithmonë në kuadër të paralajmërimeve, mund të targetojnë infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet kibernetike duhet t’i trajtojmë gjithmonë si pjesë të strategjisë hibride e cila kombinon operacione të ndryshme bashkë me sulmet kibernetike, siç është dezinformimi, lufta narrative e të tjera, e që konsistojnë te shkaktimi i pasigurisë publike dhe humbja e besimit të qytetarëve tek institucionet”, tha Fetoshi për Ekonomia Online.

Fetoshi vlerësoi se Kosova ka bërë hapa në krijimin e kornizës institucionale dhe ligjore për sigurinë kibernetike, por sipas tij, dobësia kryesore mbetet te kapacitetet profesionale dhe reagimi ndaj krizave.

“Pra, situata me nivelin e sigurisë kibernetike në Kosovë, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm. OECD vlerëson që Kosova ka një infrastrukturë tashmë më të konsoliduar të mbrojtjes kibernetike me Ligjin për Sigurinë Kibernetike, Strategjinë Kombëtare 2023-2027, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike. Mirëpo problemi mbetet te kapacitetet operacionale, përkatësisht te kapacitetet profesionale dhe te CSIRT-et, ato që njihen si CSIRT-e, për reagim dhe menaxhim të krizave të tillave”, tha ai.

Ai kërkoi intensifikim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, veçanërisht për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Dhe prandaj ne vlerësojmë që Kosova duhet të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në mbrojtjen sa më efektive të hapësirës kibernetike në vendin tonë dhe në veçanti me fokus në infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet që ju i përmendët mund të jenë një lloj paralajmërimi i ndonjë sulmi më të madh, siç e kemi vërejtur sabotazhin në Kanalin e Ibër-Lepencit në vitin 2024, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të energjisë, të ujit, të telekomunikacionit e të tjera dhe që pastaj të kombinuar me operacione të tjera hibride mund të kenë për qëllim destabilizimin e vendit”, tha ai.

Duke folur për situatën aktuale politike në Kosovë, Fetoshi tha se ngërçi institucional mund të krijojë terren për intensifikimin e operacioneve hibride.

“Gjithmonë kur në Kosovë ka probleme të tilla, siç fatkeqësisht po na përcjell ngërçi politik me formimin e institucioneve, natyrisht që duhet të presim intensifikim të operacioneve hibride që kanë qëllime armiqësore kundrejt Kosovës. Dhe në këtë kuadër, natyrisht që aktiviteti kryesor edhe në nivelin e propagandës, edhe në nivelin e sigurisë dhe në nivelin e politikës, i cili konsiston te destabilizimi i Kosovës, vjen nga Beogradi zyrtar. Pra, nëse i referohemi agresionit të vazhdueshëm me të cilin përballet Kosova nga ana e Serbisë, atëherë padyshim që aktivitetet kryesore që cenojnë sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës duhet t’i presim nga Serbia me mbështetjen e Rusisë”, tha ai.

Ndërsa, duke iu referuar edhe vlerësimeve të FMN-së, Fetoshi tha se nevojitet rritje e kapaciteteve profesionale dhe funksionalizim më i mirë i mekanizmave të reagimit.

“Përveç OECD-së ka gjithashtu edhe një vlerësim tjetër nga ana e FMN-së për nivelin e sigurisë kibernetike të Republikës së Kosovës, i cili ndonëse sa i përket kornizës ligjore tashmë është i konsoliduar, ndonëse sa i përket institucionit kryesor që duhet të garantojë sigurinë kibernetike të vendit tonë tashmë e kemi, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, dobësitë strukturale evidentohen në kontekstin e kapaciteteve profesionale. Pra ajo çka ne gjykojmë është që Kosova duhet të prioritizojë përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale nëpërmjet funksionalizimit të CSIRT-eve si mekanizma të reagimit dhe menaxhimit të çfarëdo pasoje eventuale që mund të vijë nga sulme të tilla”, tha ai.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar gjatë javës se ueb-faqja e saj shtetërore e mbrojtjes së konsumatorit (konsumatori.rks-gov.net) ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

The post Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tkurrja e Danubit nga nxehtësia ekstreme zbulon trupin e një flote të mbytur naziste dhe objekte antike
Apple i paguan Irlandës 17 miliardë dollarë
Hyrje-daljet nga Kosova, këto janë pritjet në pikat kufitare
Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë

LEXO GJITHASHTU

Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet
Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet
TOP Momenti
Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi prindërit me gurë, arrestohet i dyshuari në Shtime
Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi prindërit me gurë, arrestohet i dyshuari në Shtime
TOP Momenti
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gruaja dyshohet se ra në bunar
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gruaja dyshohet se ra në bunar
TOP Momenti
Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten në Athinë, dyshohet se të dy janë shqiptarë
Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten në Athinë, dyshohet se të dy janë shqiptarë
TOP Momenti
Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti

You Might Also Like

Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
Lajme

Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë

August 23, 2026
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Lajme

Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme

August 23, 2026
CNN: Çfarë dihet deri tani për kërcënimin e SHBA-së për ta goditur ekonominë e Iranit
Lajme

CNN: Çfarë dihet deri tani për kërcënimin e SHBA-së për ta goditur ekonominë e Iranit

August 23, 2026
Plagoset rëndë një burrë nga shpërthimi në Kerzers, Fribourg të Zvicrës
Lajme

Plagoset rëndë një burrë nga shpërthimi në Kerzers, Fribourg të Zvicrës

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?