By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresistët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresistët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
Lajme

Kongresistët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Momenti
Published: May 26, 2026

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, do të qëndrojnë sot në Preshevë, ku pritet të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Vizita në këtë qytet në jug të Serbisë, të banuar me shumicë shqiptare, vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Your browser does not support the video tag.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Keith Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e vlerësoi vizitën e kongresistëve amerikanë si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Një ditë më parë, ata qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë.

Sot vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

Cila është pozita e shqiptarëve në Serbi?

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”. /REL

The post Kongresistët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Qe qysh funksionon ekonomia e tij”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut
Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë
“Do t’i shkruaj Rutes”, Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit
Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime
Operacion i rrallë në QKUK: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

LEXO GJITHASHTU

Nis afati për studime në vitin shkollor 2026/2027
Nis afati për studime në vitin shkollor 2026/2027
TOP Momenti
Debutim ëndrrash për Dellovën, ylli i Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi
Debutim ëndrrash për Dellovën, ylli i Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi
TOP Momenti
“Pa hapin e parë s’ka të dytë”, Tahiri kritikon moskonstituimin e Kuvendit
“Pa hapin e parë s’ka të dytë”, Tahiri kritikon moskonstituimin e Kuvendit
TOP Momenti
E sulmoi nënën me shuplaka dhe shkelm, gjykata e dënon me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovarin
E sulmoi nënën me shuplaka dhe shkelm, gjykata e dënon me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovarin
TOP Momenti
Deputetja e Aleancës: Kam informacione se kryetarët e komunave do të protestojnë para Qeverisë
Deputetja e Aleancës: Kam informacione se kryetarët e komunave do të protestojnë para Qeverisë
Lajme

You Might Also Like

Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve
Lajme

Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve

August 18, 2026
Çmimet globale të naftës rikthehen mbi 90 dollarë për fuçi – niveli më i lartë që nga korriku
Lajme

Çmimet globale të naftës rikthehen mbi 90 dollarë për fuçi – niveli më i lartë që nga korriku

August 18, 2026
E goditi me shuplaka e shkelma nënën e tij, dënohet me burgim një person në Gjakovë
Lajme

E goditi me shuplaka e shkelma nënën e tij, dënohet me burgim një person në Gjakovë

August 18, 2026
Rizvanolli njofton se KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Rizvanolli njofton se KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?