By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime
Lajme

Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime

Momenti
Published: August 18, 2026

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka thënë se ‘’të gjithë’’ kryetarët e komunave janë bashkë, dhe kësisoj, do të jenë edhe në protestën para qeverisë Kurti.

Rama, ka shkruar se kryetarët e komunave janë mbledhur bashkë ‘’ kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal’’.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti’’, ka shkruar Rama.

Postimi:

SOT, TË GJITHË KRYETARËT E KOMUNAVE JEMI BASHKË. BASHKË DO TË JEMI EDHE NË SHTATOR, NË PROTESTË PARA QEVERISË KURTI!

Jemi mbledhur bashkë, kryetarët e komunave të Kosovës,kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal.

Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti.

Mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që nuk i kanë krijuar vetë.

Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve.

Po tentohet që pushteti lokal të nënshtrohet përmes presionit financiar dhe politik.

Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve!

Kur Qeveria bllokon një komunë vetëm sepse nuk e qeveris Vetëvendosje, nuk po lufton një kryetar. Po ia mohon qytetarit një rrugë, një çerdhe, një shkollë apo një shërbim vetëm për shkak të mënyrës se si ai ka votuar.

Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese, është e rrezikshme për demokracinë. Nuk mundesh me i nda qytetarët në “me neve” dhe “me ata” dhe me vendos me blloku paranë publike sipas hartës elektorale!

The post Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë
Shqipëria e fundit në Ballkan për arsimin, Kosova shpenzon 4.7% të PBB-së
Vuçiq sërish në mbrojtje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq: Nuk e kuptoj pse nuk e lënë të dalë nga Haga
Shkrumbohet autobusi në Berat, digjet edhe një automjet tjetër   
Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i resortit vret turistin francez me thikë – Sherri për një vajzë

LEXO GJITHASHTU

Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup
Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti
Noti në det, shtatë gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Noti në det, shtatë gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
TOP Momenti
Man City s’i ndahet yllit të Liverpoolit, synon transferimin e madh këtë verë
Man City s’i ndahet yllit të Liverpoolit, synon transferimin e madh këtë verë
TOP Momenti
Kabashi-Ramaj: Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë
Kabashi-Ramaj: Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë
TOP Momenti
Natë e përgjakshme në Ukrainë: Rusët vrasin të paktën 12 persona, dhjetëra të plagosur
Natë e përgjakshme në Ukrainë: Rusët vrasin të paktën 12 persona, dhjetëra të plagosur
Lajme

You Might Also Like

“Qe qysh funksionon ekonomia e tij”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut
Lajme

“Qe qysh funksionon ekonomia e tij”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

August 18, 2026
Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë
Lajme

Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë

August 18, 2026
“Do t’i shkruaj Rutes”, Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit
Lajme

“Do t’i shkruaj Rutes”, Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit

August 18, 2026
Operacion i rrallë në QKUK: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh
Lajme

Operacion i rrallë në QKUK: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?