By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë
Lajme

Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë

Momenti
Published: August 18, 2026

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për zgjatjen e situatës së bllokimit institucional dhe për klimën e tensionuar politike, e cila po krijon pasiguri të shtuar për qytetarët, bizneset dhe ekonominë e vendit.

Përmes, një komunikate për media Lidhja e Bizneseve të Kosovës thotë se nuk ndërhyn në proceset politike, mirëpo qëndrimi ynë është i bazuar ekskluzivisht në interesin ekonomik dhe në nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale, stabilitet institucional, sundim të ligjit, transparencë dhe parashikueshmëri për bizneset dhe investitorët.

Your browser does not support the video tag.

Bizneset kanë nevojë për një mjedis ku vendimmarrja institucionale funksionon, politikat publike janë të qëndrueshme dhe reformat ekonomike mund të zbatohen pa pengesa të krijuara nga krizat institucionale.

Zgjatja e kësaj situate po rrezikon negativisht në besimin e investitorëve, në vendimmarrjen për investime të reja, në proceset e reformave ekonomike dhe në qasjen e vendit në mekanizma dhe programe të rëndësishme financiare ndërkombëtare.

Sipas tyre, gjendja e ekonomisë kërkon përgjegjësi institucionale

Shqetësimi i komunitetit të biznesit bëhet edhe më i madh për shkak të gjendjes aktuale me të cilën po përballen ndërmarrjet në Kosovë.

Prodhuesit vendorë, në veçanti, po përballen me një varg problemesh, sfidash dhe rreziqesh në forma të ndryshme, duke përfshirë rritjen e kostove, konkurrencën e produkteve të importuara, vështirësitë në treg, kostot e energjisë, mungesën e fuqisë punëtore dhe pasigurinë që ndikon në planifikimin e investimeve.

Në këto rrethana, bizneset nuk kanë nevojë për më shumë pasiguri. Ato kanë nevojë për stabilitet, vendimmarrje, reforma dhe politika ekonomike të qarta dhe të parashikueshme.

Çdo vonesë institucionale ka kosto ekonomike. Ajo ndikon në investimet e reja, në hapjen e vendeve të punës, në zhvillimin e prodhimit vendor dhe në aftësinë e kompanive për të planifikuar.

Të dhënat tregojnë për shqetësime serioze sociale dhe ekonomike

Sipas të gjeturave kryesore të hulumtimit nga inatirucionet kredibile të realizuar në maj 2026, situata sociale dhe ekonomike në Kosovë paraqet shqetësime që duhet të jenë në qendër të vëmendjes së institucioneve.

* 44% e të rinjve të moshës 18–24 vjeç deklarojnë se mendojnë të largohen krejtësisht nga Kosova.

* Kostoja e jetesës paraqitet si një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, e lidhur me çmimet e mallrave të konsumit dhe energjisë elektrike.

Këto të dhëna duhet të shërbejnë si një sinjal i qartë se fokusi institucional duhet të rikthehet te problemet konkrete të qytetarëve dhe ekonomisë.

Kosova nuk mund të përballojë një krizë të zgjatur institucionale

Lidhja e Bizneseve të Kosovës konsideron se të gjitha subjektet dhe institucionet kanë përgjegjësi për tejkalimin e situatës aktuale dhe për krijimin e kushteve që proceset demokratike dhe institucionale të funksionojnë normalisht.

Nuk është në interes të askujt që përplasjet politike të zgjaten dhe të prodhojnë pasiguri ekonomike.

Prandaj, LBK u bën thirrje të gjitha forcave politike që të ulin tensionet, të rikthehen në dialog institucional dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Interesi ekonomik i vendit duhet të jetë mbi çdo kalkulim afatshkurtër.

Kosovës i duhet një ambient institucional ku bizneset mund të investojnë, prodhuesit mund të zhvillohen, punëtorët të kenë vende të sigurta pune, të rinjtë të shohin perspektivë në vend dhe investitorët vendorë e të huaj të kenë besim për të investuar.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e gatshme të kontribuojë në mënyrë profesionale dhe konstruktive në çdo proces që synon përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e ekonomisë dhe krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit privat.

Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet funksionalitet institucional, stabilitet ekonomik dhe një fokus i përbashkët te zhvillimi.

The post Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

AKK jep detaje: Komunat protestojnë më 1 shtator para Qeverisë, ta ndalim ndërhyrjen e nivelit qendror në atë lokal
Vdes në moshën 85 vjeçare profesori Isa Haxhiu, ishte themelues i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike
Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave
Marrëveshja për shitje të qymyrit në RMV, Rizvanolli: Prodhimi i rrymës në Kosovë s’ndikohet nga kjo kontratë
Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez, në hetim edhe dy turq

LEXO GJITHASHTU

Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro
Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro
TOP Momenti
Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
Lajme
Deliu ironizon takimin e Haxhiut: Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete
Deliu ironizon takimin e Haxhiut: Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete
Lajme
Një lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë
Një lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë
Lajme
Shqipëria e fundit në Ballkan për arsimin, Kosova shpenzon 4.7% të PBB-së
Shqipëria e fundit në Ballkan për arsimin, Kosova shpenzon 4.7% të PBB-së
Lajme

You Might Also Like

Vuçiq sërish në mbrojtje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq: Nuk e kuptoj pse nuk e lënë të dalë nga Haga
Lajme

Vuçiq sërish në mbrojtje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq: Nuk e kuptoj pse nuk e lënë të dalë nga Haga

August 18, 2026
Shkrumbohet autobusi në Berat, digjet edhe një automjet tjetër   
Lajme

Shkrumbohet autobusi në Berat, digjet edhe një automjet tjetër   

August 18, 2026
Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i resortit vret turistin francez me thikë – Sherri për një vajzë
Lajme

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i resortit vret turistin francez me thikë – Sherri për një vajzë

August 18, 2026
Natë e përgjakshme në Ukrainë: Rusët vrasin të paktën 12 persona, dhjetëra të plagosur
Lajme

Natë e përgjakshme në Ukrainë: Rusët vrasin të paktën 12 persona, dhjetëra të plagosur

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?