Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të miturve, të pandehurve B.G., dhe E.L., për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura në një park.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin B.G., dhe E.L., “ekziston dyshimi i bazuar se me datën 21.09.2026, në fshatin Begracë, Komuna Kaçanik, saktësisht në një vend malor-park, kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura, andaj me këtë kishin për të kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.
Të pandehurit e lartcekur që nga data 22 shtator 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit për veprën penale të lartcekur.
The post Kërkohet paraburgim për dy të mitur në Begracë të Kaçanikut, dyshohet se keqpërdorën dy të mitura në një park appeared first on Gazeta Express.

