By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KE-ja thotë se takimi von der Leyen-Vuçiq ishte “spontan dhe i shkurtër”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KE-ja thotë se takimi von der Leyen-Vuçiq ishte “spontan dhe i shkurtër”
Lajme

KE-ja thotë se takimi von der Leyen-Vuçiq ishte “spontan dhe i shkurtër”

Momenti
Published: September 23, 2026

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ishte spontan dhe nuk ishte planifikuar paraprakisht, thanë zyrtarë të KE-së.

“Ata u takuan rastësisht dhe shkurtimisht në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ishte një takim spontan, një nga rastet shumë të rralla të tilla, ndaj mendoj se nuk kemi asgjë për të shtuar përveç asaj që thashë më herët. Takimi ishte shumë i shkurtër, spontan dhe asgjë më shumë se kaq”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta.

Presidenti i Serbisë publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shihet duke i dhënë dorën von der Leyenit dhe tha se gjatë bisedës së shkurtër i shprehu “mirënjohje të sinqertë për gjithçka që ka bërë për Serbinë gjatë viteve të fundit”.

Von der Leyen publikoi në rrjetet sociale një varg takimesh që pati në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë javë po mbahet në selinë e OKB-së në Nju Jork, por nuk publikoi ndonjë postim lidhur me bisedën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen javën e ardhshme do të udhëtojë në rajon, në kuadër të turneut të saj tradicional vjetor në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, këtë herë ajo do ta anashkalojë Serbinë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinën. Shpjegimi zyrtar i Komisionit Evropian është se në këto dy vende po zhvillohen fushata parazgjedhore.

Jozyrtarisht, megjithatë, konfirmohet se edhe reagimi i autoriteteve lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiqit, të dënuar për krime lufte, si dhe varrimi i tij me tij me nderime shtetërore në Beograd, ka ndikuar në vendimin e shefes së KE-së që këtë herë të mos e vizitojë Serbinë.

Më 8 shtator, von der Leyen, së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se ishte e tronditur nga pamjet e varrimit të Ratko Mlladiqit.

Edhe gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian më 16 shtator, von der Leyen tha se ishte “e tmerruar nga pamjet” e varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq./REL/

The post KE-ja thotë se takimi von der Leyen-Vuçiq ishte “spontan dhe i shkurtër” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

508 komunikime telefonike mes Hysenit e Agasit, ish-kreu i SHISH u intervistua nga SPAK javën e kaluar, por u mbajt sekret
Vlora Hyseni nesër del para Gjykatës
Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar për Specialen
Dejona Mihali: Mirë Gjykata, mirë PDK, zgjedhje në nëntor nëse nuk e zgjedhim Presidentin pas 14 ditësh
Miftaraj: Kushtetuesja si babadimër, gjyqtarët po e luajnë rolin e politikanit kushtetutshkelës.

LEXO GJITHASHTU

Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje
Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje
TOP Momenti
Kasami: Nuk jemi për zgjedhje të parakohshme, por nëse ka – VLEN do të fitojë
Kasami: Nuk jemi për zgjedhje të parakohshme, por nëse ka – VLEN do të fitojë
TOP Momenti
​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
TOP Momenti
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor
TOP Momenti
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në ajër avionët luftarakë
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në ajër avionët luftarakë
Lajme

You Might Also Like

Kërkohet paraburgim për dy të mitur në Begracë të Kaçanikut, dyshohet se keqpërdorën dy të mitura në një park
Lajme

Kërkohet paraburgim për dy të mitur në Begracë të Kaçanikut, dyshohet se keqpërdorën dy të mitura në një park

September 23, 2026
Gjini: Kosova shkon në zgjedhje me fajtor Albin Kurtin, Kushtetuesja e nxori vendin nga një situatë e paparashikuar krize
Lajme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje me fajtor Albin Kurtin, Kushtetuesja e nxori vendin nga një situatë e paparashikuar krize

September 23, 2026
Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit
Lajme

Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

September 23, 2026
“Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin
Lajme

“Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?