Rreth 100 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila nga Kolumbia, u gjetën dhe u sekuestruan të mërkurën në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, sipas mediave vendase.
Operacioni u krye pas informacionit të transmetuar nga zyra e DEA-s amerikane në Athinë. Në pranga raportohet se kanë rënë 6 persona, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë.
Katër nga arrestimet u kryen në aeroport, ku dyshohet se të dyshuarit do të merrnin ngarkesën e drogës. Dy të tjerët u arrestuan në Maraton, ku besohet se droga po transportohej dhe ruhej.
The post Kapen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës, ishte fshehur mes një ngarkese me trëndafila -arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë appeared first on Gazeta Express.

