By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Akuzohet për shmangie të sanksioneve dhe aktivitete sabotuese, Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Akuzohet për shmangie të sanksioneve dhe aktivitete sabotuese, Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse
Lajme

Akuzohet për shmangie të sanksioneve dhe aktivitete sabotuese, Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

Momenti
Published: September 10, 2026

Kur qeveria federale gjermane e akuzoi më 1 shtator publikisht Rusinë për atentatin e dështuar me dron ndaj aeroportit të Lajpcigut, ajo njoftoi edhe një sërë masash kundërpërgjigjeje. Njëra prej tyre është ashpërsimi i masave ndaj të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Bëhet fjalë për anije, kryesisht cisterna nafte, të vjetra, të mirëmbajtura keq, të siguruara në mënyrë të pamjaftueshme dhe me pronësi të paqartë, të cilat Rusia i përdor për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Megjithatë ndalimi ose sekuestrimi i këtyre anijeve nuk është i lehtë, thotë për DW-në Julian Pawlak, ekspert për sigurinë detare në Institutin për Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin. Sipas tij e drejta ndërkombëtare detare garanton në parim lirinë e lundrimit tregtar. “Transporti i këtyre mallrave në det të hapur nuk është në vetvete i paligjshëm. Problemi është se një pjesë e kësaj “flote hije” lidhet me aktivitete të ashtuquajtura hibride, si sabotime, spiunazh, përdorim të mundshëm të dronëve dhe veprime të tjera destabilizuese”, shpjegon ai.

Your browser does not support the video tag.

Deputetja e të Gjelbërve për çështjet e sigurisë, Sara Nanni, mendon se Gjermania deri tani ka bërë shumë pak për ta luftuar këtë fenomen. Në një intervistë për DW ajo tha: “Rusia financon luftën kundër Ukrainës dhe politikën e saj agresive ndaj Europës përmes flotës së saj hije.” Sipas saj, duhet vepruar më me vendosmëri: “Kjo është ndoshta masa e vetme që mund ta detyrojë Rusinë të rikthehet në tryezën e negociatave.”

Nanni akuzon qeverinë federale për mungesë vullneti politik: “Shtete të tjera po ndërmarrin veprime të tilla në Detin Baltik, Gjermania jo. Nga ministri i Brendshëm dëgjoj se kjo është teknikisht ose juridikisht e vështirë. Por unë besoj se bëhet fjalë për një vendim politik për të mos vepruar. Dhe mendoj se kjo është e gabuar.”

Mund të veprohet edhe ndryshe, për shembull si Finlanda

Me “shtetet e tjera”, Sara Nanni i referohet, për shembull, Finlandës. Në fund të vitit 2024, cisterna “Eagle S.” tërhoqi zvarrë një spirancë në fundin e Gjirit të Finlandës, duke dëmtuar kabllon elektrike Estlink 2. Si përgjigje roja kufitare finlandeze e ndaloi anijen.

Edhe pse më vonë një gjykatë finlandeze e hodhi poshtë akuzën për dëmtim të rëndë të pronës, eksperti i sigurisë Sönke Marahrens nga Universiteti i Kielit e vlerësoi pozitivisht veprimin e autoriteteve finlandeze në një intervistë për DW.

“Finlandezët i dërguan një sinjal të qartë palës tjetër dhe i thanë: Ne e dimë çfarë po bëni dhe do t’ju ndalojmë. Dhe u pa se, pas këtij mesazhi të prerë, pala tjetër e kuptoi dhe ndryshoi sjelljen e saj”, tha ai.

Përveç Finlandës, edhe Britania e Madhe, Franca dhe së fundmi Suedia po ndërmarrin masa të ashpra ndaj anijeve të dyshuara. Roja bregdetare suedeze ndalon dhe kontrollon qëllimisht cisterna dhe anije mallrash që dyshohet se janë pjesë e flotës hije.

Anijet ndalohen pa hezitim nëse përdorin dokumente të falsifikuara, nuk kanë sigurim të mjaftueshëm, paraqesin rrezik për sigurinë detare ose shkelin legjislacionin mjedisor.

A janë kërcënimet e Rusisë vetëm blof?

Ekziston përshtypja se qeveria federale gjermane po tregohet e kujdesshme për të shmangur një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Kjo sidomos pasi në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt fitoi AfD-ja, një parti që, pavarësisht luftës në Ukrainë, kërkon përmirësimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë. Sipas sondazheve një faktor i rëndësishëm për votën e qytetarëve ishte edhe frika nga një luftë në Evropë. Madje ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i quajti akuzat gjermane ndaj Moskës “fillimin e një lufte të vërtetë”.

Megjithatë, Johannes Peters nga Instituti për Politikë të Sigurisë në Kiel beson se këto shqetësime janë të pabazuara. “Vende të tjera evropiane veprojnë shumë më vendosmërisht dhe, ndryshe nga frika e shprehur apo retorika ruse, në fakt nuk ndodh asgjë. Rusia nuk e përshkallëzon situatën, por përkundrazi përpiqet ta shmangë atë. Ne po shohim se sidomos cisternat e ngarkuara me naftë, të cilat kanë vlerë shumë të madhe, po i shmangin aktualisht ujërat suedeze, sepse Suedia ka rritur ndalimet dhe kontrollet ndaj anijeve”, thotë ai.

Pas tentativës së dështuar për sulm ndaj aeroportit të Lajpcigut, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi: “Qeveria federale do t’u imponojë një kosto autorëve të sulmeve hibride. Ata do të paguajnë për këtë.” Sipas Johannes Peters, tani fjalët duhet të pasohen nga veprat: “Nëse përdor një retorikë të fortë, në një moment duhet ta mbështesësh atë edhe me veprime konkrete. Kancelari e ka vënë qeverinë federale nën presion për të vepruar.”

Ekuipazhe të armatosura në bord

Megjithatë kontrolli i anijeve të dyshuara ruse nuk është pa rreziqe, thotë eksperti i sigurisë detare Julian Pawlak: “Natyrisht, gjatë operacioneve të tilla duhet marrë parasysh fakti që, për shembull, këto mjete lundruese mund t’i shoqërojnë anije luftarake ruse, ose, siç është vërejtur gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, që në bord mund të ketë ekuipazhe të armatosura të lidhura me grupe mercenarësh rusë. Këto janë rreziqe që duhet të llogariten.”

Estonia e përjetoi këtë drejtpërdrejt me cisternën e naftës “Jaguar”. Në maj të vitit 2025 kapiteni i saj shpërfilli urdhrat e autoriteteve estoneze ndërsa ndodhej në ujërat bregdetare të Estonisë. Autoritetet estoneze u përpoqën ta ndalonin dhe ta kontrollonin anijen e dyshuar. Si reagim Rusia ngriti në fluturim një avion luftarak. Përballë këtij presioni, estonezët u tërhoqën dhe cisterna vazhdoi rrugën e saj. “Është e rëndësishme të merret parasysh se në cilin rajon zhvillohen këto aktivitete”, thotë Pawlak.

“Në Detin Baltik, Rusia është gjeografikisht shumë afër dhe, natyrisht, ka mundësi të tjera për të angazhuar njësi ushtarake në mbështetje të këtyre anijeve.” Më larg territorit rus, për shembull në Kanalin e La Manshës midis Britanisë së Madhe dhe Francës, situata për Moskën është më e vështirë: “Rusia nuk mund të shoqërojë ose të mbrojë çdo anije të flotës hije.”

Kontrollet mund t’i rrisnin kostot Rusisë

Megjithëse e konsideron të drejtë dhe të arsyeshme ndërmarrjen e masave kundër anijeve të flotës hije, eksperti i sigurisë Johannes Peters paralajmëron kundër pritshmërive të tepruara. “Përmes këtyre kontrolleve nuk do të jemi në gjendje ta çmontojmë ose ta zhdukim këtë sistem. Qëllimi është t’i shtojmë flotës hije ruse rreziqet, pasiguritë dhe kostot e funksionimit.”

Për të ilustruar argumentin e tij, ai jep një shembull numerik: “Nëse në vend të tri anijeve në ditë mund të lundrojë vetëm një, atëherë bëhet fjalë për humbje të ardhurash që arrijnë në qindra-milionë euro në ditë. Nëse transporti nuk zgjat më vetëm x ditë, por x plus katër ditë, edhe kjo ndikon negativisht. Të gjitha këto i ulin të ardhurat që siguron Rusia. Dhe të ardhurat nga eksporti i naftës janë jetike për ekonominë ruse të luftës.”/DW

The post Akuzohet për shmangie të sanksioneve dhe aktivitete sabotuese, Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raportohet se Merz e ka anuluar telefonatën me Trump pas urimeve për fitoren e AfD
Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia
Vance flet për tarifat si financim për premtimin prej 5,000 dollarësh, por shifrat nuk përputhen
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

LEXO GJITHASHTU

Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
TOP Momenti
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar
TOP Momenti
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
TOP Momenti
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
TOP Momenti
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Lajme

Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

September 10, 2026
Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Lajme

Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit

September 10, 2026
SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën
Lajme

SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën

September 10, 2026
Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative
Lajme

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?