Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kanë grabitur një orë dore nga një person.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 16:30, në Sheshin e Gjilanit. Të dyshuarit, tre shtetas kosovarë, janë arrestuar më 9 shtator.
Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë – brisk, i cili dyshohet se lidhet me rastin dhe është sekuestruar si dëshmi materiale.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

