By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor
Lajme

Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Momenti
Published: September 10, 2026

Pas më shumë se një muaji ngërç politik, Kuvendi i Kosovës të mërkurën bëri një hap drejt konstituimit të legjislaturës së re, por procesi nuk u përmbyll.

Në seancën konstituive, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit me 62 vota për, ndërsa për zgjedhjen e nënkryetarëve pati mospajtime mes subjekteve politike.

Your browser does not support the video tag.

Përplasja kryesore u zhvillua gjatë procedurës për zgjedhjen e nënkryetarëve ku LVV nuk u pajtua me mënyrën e votimit dhe nuk pati dakordim për mbështetjen e kandidatëve të PDK-së e LDK-së.

Situata u tensionua edhe më tej për shkak të kandidaturës së Listës Serbe.

Deputeti Igor Simiq, gjatë paraqitjes së kandidaturës së Sllavko Simiqit për nënkryetar, përdori një formulim që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cilësoi si antikushtetues dhe kërkoi të tërhiqej.

Pas debatit dhe disa pauzave, seanca u shty për të premten, duke lënë të papërfunduar konstituimin e plotë të Kuvendit.

E, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend për “Front Online” ka folur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ymeri ka kritikuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar LVV-në se po e bllokon qëllimisht konstituimin e institucioneve për të çuar vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor.

 “Lëvizja Vetëvendosje qartazi e ka vetëm një plan dhe vetëm një qëllim, ta bllokojë themelimin e institucioneve për të arritur deri te data e preferuar e zgjedhjeve për të që është 27 dhjetori”, ka shkruar Ymeri.

Ymeri thotë se partia e Kurtit këtë herë është kthyer te Lista Serbe si arsye për bllokadën, ndërsa kujton se LVV kishte votuar për përfaqësuesit e saj pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar.

“Këtë radhe u kthyen te Lista Serbe pasi që e kishin votuar të njëjtën pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar. Në ndërkohë edhe argumentimin për mos votim të nënkryetarëve që vijnë nga radhët e PDK dhe LDK e ka përdorur si kërcënim gjatë bllokadës së vitit 2025. VV është një parti që nuk do institucione funksionale, don vetëm uzurpim të pozitave”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri tha se situata politike në Kosovë mund të ndryshojë vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje humbin shumicën bllokuese në Kuvend.

Sipas Ymerit, nëse VV nuk do të kishte më mundësi për të bllokuar proceset institucionale, Kurti do të detyrohej të ndryshonte qasje.

“Duke e pasur parasysh sjelljen e Kurtit karshi interesit të vendit, mendoj që e vetmja gjë që do ta ndryshonte situatën është nëse partia VV dhe Kurti humbin shumicën bllokuese në Kuvend”, tha Ymeri.

Ai ka thënë se humbja e mundësisë për bllokim do ta detyronte Kurtin të kërkonte marrëveshje me partitë e tjera, në vend të bllokadës.

“Në momentin që nuk ka mundësi bllokimi të vazhdueshëm, Kurti do ta ndryshonte qasjen dhe do të obligohej t’i jepte përparësi kompromisit, marrëveshjes e bashkëpunimit karshi bllokadës e polarizimit”, ka thënë ai.

Ymeri ka paralajmëruar se deri në një ndryshim të tillë, VV do të vazhdojë me të njëjtën qasje.

“Por deri sa të zbresë në këtë nivel të ulëseve në Kuvend, kam drojë që VV do të vazhdojë me këtë avaz. Dhe kështu Kosova rrezikon të shndërrohet në një vend të dështuar”, është shprehur Ymeri.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e reagimit të partnerëve ndërkombëtarë ndaj zhvillimeve politike në Kosovë.

“Mosinteresimi kaq i gjatë i partnerëve tanë ndërkombëtarë për këto zhvillime, mendoj që duhet parë si alarm. Askush nuk po do të merret më me ne”, ka deklaruar Ymeri.

The post Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raportohet se Merz e ka anuluar telefonatën me Trump pas urimeve për fitoren e AfD
Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia
Vance flet për tarifat si financim për premtimin prej 5,000 dollarësh, por shifrat nuk përputhen
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

LEXO GJITHASHTU

Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
TOP Momenti
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar
TOP Momenti
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
TOP Momenti
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
TOP Momenti
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Lajme

Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

September 10, 2026
Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Lajme

Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit

September 10, 2026
SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën
Lajme

SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën

September 10, 2026
Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative
Lajme

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?