By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kandidatja e Listës Serbe takon parlamentarët zviceranë, përpiqet t’i dezinformojë për pozitën e serbëve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kandidatja e Listës Serbe takon parlamentarët zviceranë, përpiqet t’i dezinformojë për pozitën e serbëve në Kosovë
TOP Momenti

Kandidatja e Listës Serbe takon parlamentarët zviceranë, përpiqet t’i dezinformojë për pozitën e serbëve në Kosovë

Momenti
Published: June 10, 2026

Jovana Radosavleviq, e cila më herët ka drejtuar organizatën joqeveritare “New Social Initiative” në veri të Kosovës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ka kandiduar për Listën Serbe, ka zhvilluar takime me disa parlamentarë zviceranë në Bern.

Sipas një postimi të publikuar nga vetë Radosavleviq në rrjetet sociale, gjatë takimeve ajo ka diskutuar për, siç është shprehur, “pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”.

Ajo ka ngritur shqetësime lidhur me atë që e cilësoi si “presion institucional ndaj serbëve”, çështjet e sigurisë, mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë dhe mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Your browser does not support the video tag.

“Parlamentarët zviceranë i njoftuam për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, presionin e vazhdueshëm institucional, sfidat serioze të sigurisë, mbylljen e institucioneve dhe refuzimin e formimit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Radosavleviq.

Takimet janë mbështetur nga Ambasada e Serbisë në Zvicër dhe ambasadori serb në Bern, Ivan Trifunoviq. Një prej aktiviteteve ishte edhe një drekë pune e organizuar në kuadër të Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Serbi.

Sipas Ambasadës së Serbisë në Bern, në takim morën pjesë 14 parlamentarë zviceranë, përfshirë bashkëkryetarët e grupit, Christian Imark dhe Sibel Arslan, kjo e fundit njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit zviceran.

“Grupi Parlamentar i Miqësisë ka vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke u rritur nga 17 anëtarë në dhjetor të vitit të kaluar në 23 anëtarë sot”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Serbisë në Bern.

Radosavleviq ishte kandidate e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Gjatë fushatës zgjedhore, ajo kishte bërë thirrje për mbështetje të Listës Serbe, duke kërkuar që subjekti të siguronte të gjitha mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe mbetet subjekti politik dominues në mesin e komunitetit serb në Kosovë dhe prej vitesh ka qenë pjesë e debatit politik lidhur me raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Today, the Embassy of Serbia hosted a working lunch for the 🇨🇭-🇷🇸 Parliamentary Friendship Group.

We were honoured to welcome two members of the Council of States and twelve members of the National Council, including the Group’s Co-Presidents Christian Imark and Sibel Arslan,… pic.twitter.com/cX2JOaDFHO

— Serbia in Switzerland (@SRBinSwiss) June 9, 2026


source

You Might Also Like

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?

LEXO GJITHASHTU

Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Institucionet e pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike para Qeverisë
Lajme
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Lajme
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë
Sot kufizime qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme
Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
Aleanca zhvillon sot një aktivitet simbolik para Qeverisë
Lajme
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
Lajme

You Might Also Like

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
TOP Momenti

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria

August 23, 2026
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti

Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

August 23, 2026
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
TOP Momenti

Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

August 23, 2026
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
TOP Momenti

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?