By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork
Lajme

Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork

Momenti
Published: September 23, 2026

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Në këtë takim, të cilin Kurti e ka zhvilluar gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Përgjatë takimit, Kurti, ka shkruar se është biseduar për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, duke i shprehur ‘’shqetësimet’’ e tij, Kallasit.

‘’Diskutuam gjithashtu aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe shpreha shqetësimin tim të thellë për karakterin mono-etnik të qasjes së gjykatës, si dhe për aktgjykimin e gabuar dhe dënimet e padrejta ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Procesi ligjor nuk ka përfunduar dhe ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të kërkuar korrigjimin e këtyre vendimeve në apel.’’, ka shkruar ai mes tjerash në ‘‘X’’.

Ndërsa Kallas, përveç Kurtit, ka takuar edhe liderin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilët, ajo ka ‘’ngritur nevojën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve’’ mes dy vendeve.

Përfaqësuesja e lartë e BE’së, ka theksuar edhe se, marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë ”të detyrueshme” dhe se, ”është koha për të ecur përpara”.

‘‘Sot u takova me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti dhe ngrita nevojën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht. Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie të normalizuara. BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetësues i paanshëm. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha për të ecur përpara’’, ka shkruar Kallas në postimin e saj në ‘’X’’ dje.

Kallas i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, përpiqet t’i shtyjë të ecin përpara në dialog: Marrëveshja e Ohrit në veçanti është obligative

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë

The post Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: Urgjente që të mblidhet Kuvendi i Kosovës
Shifra alarmante, qindra mijëra votues më shumë se qytetarë të regjistruar në Serbi – 248 mijë nga Kosova
Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
DW: Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”

LEXO GJITHASHTU

Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë
Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë
Lajme
30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin
30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin
Lajme
Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit
Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit
TOP Momenti
Rrjete online detyrojnë fëmijë të kryejnë akte brutale, raste konfirmohen edhe në Zvicër
Rrjete online detyrojnë fëmijë të kryejnë akte brutale, raste konfirmohen edhe në Zvicër
Lajme
BE propozon lirimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë, Von der Leyen: Janë marrë hapa për të forcuar sundimin e ligjit
BE propozon lirimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë, Von der Leyen: Janë marrë hapa për të forcuar sundimin e ligjit
Lajme

You Might Also Like

Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Lajme

Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

September 23, 2026
Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal
Lajme

Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal

September 23, 2026
‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
Lajme

‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

September 23, 2026
Ardian Gjini thotë se pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”
Lajme

Ardian Gjini thotë se pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?