Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore të vendit.
Në njoftimin e BE’së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar për ‘’ sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët’’.
Postimi:
Duke zgjeruar angazhimin e tij përtej Prishtinës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua sot me kryetarët e katër komunave në veri të 🇽🇰 Kosovës.
Ata diskutuan sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, duke kontribuar gjithashtu në integrimin e Kosovës në 🇪🇺 BE.
“Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën. Pres me kënaqësi të vizitoj edhe pjesën tjetër të Kosovës,” tha Schuebel.
The post Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal appeared first on Gazeta Express.

