By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
Lajme

‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

Momenti
Published: September 23, 2026

SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe Ergys Agasit, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale mes tyre, si dhe për komunikime të vazhdueshme lidhur me çështjen penale ku është përfshirë Agasi.

Në komunikimet e siguruara nga hetuesit, sipas informacioneve të bëra publike, shfaqen edhe shprehje të tilla si: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Sipas SPAK, përtej dyshimeve për lidhjen personale, Hyseni dyshohet se është përfshirë edhe në çështjen penale të Agasit, duke shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar dhe duke vënë në dispozicion cilësitë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale që drejtonte.

Një tjetër element i hetimit lidhet me automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në Equos Resort. Sipas informacioneve, në automjet janë gjetur materiale që dyshohet se i përkisnin Shërbimit Informativ të Shtetit.

Mësohet se javën e kaluar, SPAK ka marrë në pyetje Vlora Hysenin. Gjatë dëshmisë së saj, ajo ka pranuar se ka pasur komunikime me Ergys Agasin dhe se prej tij ka marrë informacione të lidhura me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Megjithatë, Hyseni ka mohuar të ketë takuar fizikisht Agasin apo të ketë bashkëpunuar me të.

Ndërkohë, sipas të dhënave të hetimit, Ergys Agasi rezulton se në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar në vilat qeveritare, ku për ushqimin e tij dyshohet se është ndihmuar nga Embo Sulejmani. Ky i fundit rezulton të ketë qenë një kontakt i drejtpërdrejtë i Agasit, bazuar edhe në komunikimet e gjetura në telefonat celularë.

The post ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

11 të vrarë në një sulm me armë në Afrikën e Jugut
Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës
Izraeli e quan “absurditet grotesk” deklaratën e Macronit për Bregun Perëndimor në OKB
Viora Hyseni u propozua në gusht për “Chevalier”, gradën e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Francës për merita të dalluara
Kurti nga New Yorku kërkon që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme amerikane

LEXO GJITHASHTU

Trump: Zyrtarët amerikane dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së
Trump: Zyrtarët amerikane dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së
TOP Momenti
Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve
Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve
TOP Momenti
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti
Tahiri: Urgjente që të mblidhet Kuvendi i Kosovës
Tahiri: Urgjente që të mblidhet Kuvendi i Kosovës
Lajme
Shifra alarmante, qindra mijëra votues më shumë se qytetarë të regjistruar në Serbi – 248 mijë nga Kosova
Shifra alarmante, qindra mijëra votues më shumë se qytetarë të regjistruar në Serbi – 248 mijë nga Kosova
Lajme

You Might Also Like

Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
Lajme

Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës

September 23, 2026
DW: Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
Lajme

DW: Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë

September 23, 2026
Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”
Lajme

Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”

September 23, 2026
Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë
Lajme

Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?