By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit
TOP Momenti

Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit

Momenti
Published: September 23, 2026

Teksa në Shqipëri doli lajmi se SPAK kishte firmosur ndaj shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit, shkruan Ballkanweb.

Kjo media bën të ditur se ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por krejt papritur Vlora Hyseni që dyshohet se përkrahu Ergys Agasin në arrati dhe e furnizoi me dokumente të klasifikuara, u shfaq në Kosovë. Pak orë, përpara se Bajram Begaj të dekretonte shkarkimin e saj nga detyra si kryeagjente e Shqipërisë, Vlora Hyseni u paraqit në Policinë e Kosovës. Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.

E zhveshur nga funksioni, ish-kryespiunia shqiptare, e cila del ne komunikime direkte me Agasin, para dhe gjatë kohës që ai qëndroi në arrati, u shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania.

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën

Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHIT Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi ka manipuluar tenderat e institucionit. Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda./Ballkanweb/.

You Might Also Like

Irani akuzon vendet evropiane për standarde të dyfishta ndaj zhvillimeve rajonale
​Mes librave dhe inteligjencës artificiale, Prishtina hap dyert për lexuesit e vegjël
“Zemër, duhet të koncetrohemi”, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arreston dy të dyshuar
Ndalohen pesë persona në Shkup për shkaktim të zjarreve

LEXO GJITHASHTU

UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in
UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in
Lajme
Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë
Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë
Lajme
Robotët “pushtojnë” Javën e Modës në Milano, momenti kur publiku shokohet
Robotët “pushtojnë” Javën e Modës në Milano, momenti kur publiku shokohet
Lajme
Ndalohen punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë
Ndalohen punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë
Lajme
Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje
Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje
Lajme

You Might Also Like

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional
TOP Momenti

Schuebel takon kryetarët e katër komunave në veri, diskutojnë sfidat dhe bashkëpunimin institucional

September 23, 2026
Trump: Zyrtarët amerikane dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së
TOP Momenti

Trump: Zyrtarët amerikane dhe iranianë zhvilluan bisedime në kuadër të OKB-së

September 23, 2026
Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti

Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

September 23, 2026
Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve
TOP Momenti

Shasivari: Integrimi evropian është transformim i institucioneve, jo vetëm harmonizim i ligjeve

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?