By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jakaj: Formimi i Qeverisë u zhvillua pa transparencë, opozita me aktivitet minimal në seancën për votimin e Qeverisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jakaj: Formimi i Qeverisë u zhvillua pa transparencë, opozita me aktivitet minimal në seancën për votimin e Qeverisë
TOP Momenti

Jakaj: Formimi i Qeverisë u zhvillua pa transparencë, opozita me aktivitet minimal në seancën për votimin e Qeverisë

Momenti
Published: May 12, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se procesi i formimit të Qeverisë në Legjislaturën e X-të është karakterizuar nga mungesa e theksuar e transparencës dhe debati i kufizuar parlamentar.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se deputetët dhe opinioni publik nuk kishin informacion paraprak për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe për zgjerimin e numrit të ministrive.

“Procesi i formimit të Qeverisë u karakterizua nga mungesa e theksuar e transparencës. Deputetët dhe opinioni publik nuk patën asnjë informacion paraprak për përbërjen e kabinetit, ndërsa zgjerimi i tij u bë pa arsyetim të qartë. Për më tepër, zgjerimi i kabinetit u bë pa ndonjë analizë funksionale, financiare apo administrative”, ka deklaruar Jakaj.

Ai tha se në vend të një programi të plotë qeverisës, Kuvendi u përball vetëm me një ekspoze të shkurtër.

“Në vend të një programi të plotë qeverisës, u paraqit një ekspoze e shkurtër, duke kufizuar seriozisht mundësinë për debat dhe llogaridhënie në një moment kyç për vendin”, tha ai.

Sipas Jakajt, edhe opozita nuk arriti të luajë rolin që i takon në një demokraci parlamentare.

“Në seancën për votimin e Qeverisë, ajo u mjaftua me prezencë minimale dhe deklarime simbolike, duke lënë pa trajtuar çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, të martën publikoi raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

The post Jakaj: Formimi i Qeverisë u zhvillua pa transparencë, opozita me aktivitet minimal në seancën për votimin e Qeverisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bastisje në veri, policia gjen armë, municion dhe uniforma me emblemë serbe
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup
Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë

LEXO GJITHASHTU

Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Lajme
Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Lajme
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Lajme
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Lajme
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
TOP Momenti

Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit

September 27, 2026
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur

September 27, 2026
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve

September 27, 2026
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?