Gjatë kontrollit të një banese në Budva, të cilën e përdornin dy shtetas rusë, A.K. (31) dhe A.K. (42), policia ka gjetur dhe sekuestruar para në tetë valuta të ndryshme, në vlerë të përgjithshme prej rreth një milion eurosh.
Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit janë gjetur gjithashtu një poligraf, mjete komunikimi, një sasi e madhe pajisjesh të ndryshme IT dhe para të dyshuara si të falsifikuara.
Dy shtetasit rusë ishin arrestuar më 23 shtator në pikën kufitare “Aeroporti i Tivatit”, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të kontrabandës dhe pastrimit të parave, raporton RTCG.
Më 25 shtator, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Kotor, zyrtarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare “Jug”, Departamentit për Luftimin e Krimit Ndërkufitar, së bashku me njësinë për luftimin e krimit të teknologjisë së lartë, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin Special të Policisë, kontrolluan banesën në Budva. /The Geopost
The post Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro appeared first on Gazeta Express.

