By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-togeri Bojan Jetviq i dërgoi dokumente sekrete BIA-s serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-togeri Bojan Jetviq i dërgoi dokumente sekrete BIA-s serbe
Lajme

Ish-togeri Bojan Jetviq i dërgoi dokumente sekrete BIA-s serbe

Momenti
Published: May 13, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nën dyshimin se për një periudhë të gjatë kohore kishte transmetuar dokumente sekrete tek Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë e Serbisë (BIA).

Sipas aktakuzës, Jevtiq, i cili ushtronte detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar, dyshohet se deri në momentin e arrestimit të tij më 17 korrik 2025, kishte mbledhur dhe shpërndarë dokumente të klasifikuara si “Konfidencial” dhe “Sekret”, të ndërlidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Në dokumentin e Prokurorisë Speciale thuhet se informacionet janë dërguar tek zyrtarë të BIA-s serbe përmes aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, ndërsa përmendet edhe një zyrtar me nofkën “Qira”, me të cilin Jevtiq dyshohet se ishte takuar fizikisht edhe në Beograd.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Prokurorisë, veprimet e tij kanë rrezikuar rëndë sigurinë kombëtare, funksionimin e institucioneve dhe jetën e zyrtarëve të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të shqiptohet sipas paragrafit 6 të nenit 124 të Kodit Penal, i cili parasheh dënim nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

“Nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri më datë 17.07.2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, i pandehuri [e redaktuar], në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar [e redaktuar], me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme, ka mbledhur, siguruar dhe transmetuar informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si ‘Konfidencial’ dhe ‘Sekret’, që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën për Bojan Jevtiqin, ka raportuar Koha gjatë së martës në mbrëmje.

Operacioni “Informatori”

Arrestimi i Jevtiqit ishte realizuar në kuadër të operacionit të koduar “Informatori”, pas një hetimi njëvjeçar të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Sipas raportimeve ekskluzive të televizionit Dukagjini, që kishte siguruar pamje ekskluzive nga aksioni, operacioni kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, kur hetuesit kishin ndaluar Jevtiqin derisa po shkonte në vendin e punës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Drejtori i Hetimeve në IPK, Bardhyl Haxhimustafa, kishte deklaruar se dyshimet për spiunazh ishin vërtetuar përmes bashkëpunimit me AKI-në.

Pas arrestimit, hetuesit kishin kryer bastisje në shtëpinë e Jevtiqit dhe në zyrën e tij në pikën kufitare. Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, telefona mobilë, USB pajisje, një armë pa leje, municion, si dhe para të gatshme në vlerë prej 10 mijë eurosh, 2 milionë denarë serbë dhe 600 franga zvicerane.

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, e kishte cilësuar bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë si kyç për realizimin e operacionit.

Bojan Jevtiq kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës për 23 vjet dhe veprimtarinë kryesore e kishte ushtruar në rajonin e Anamoravës. Ai jetonte në një fshat të komunës së Kamenicës.

Rasti i tij është një ndër disa rastet e fundit të ndërlidhura me akuzat për spiunazh në Kosovë. Më herët, ish-polici Aleksandar Vlajiq ishte dënuar me pranim fajësie për spiunazh, ndërsa sivjet me gjashtë vjet burgim është dënuar në shkallë të parë edhe zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq.

Ndërkohë, në paraburgim nën dyshimet për spiunazh vazhdon të mbahet edhe Fatmir Sheholli dhe disa të tjerë.

source

You Might Also Like

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
TOP Momenti
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Lajme
U dënua me 18 vjet burgim, rasti kthehet në pikën zero: Endrit Nika sërish në gjyq për vdekjen e argjentinases
U dënua me 18 vjet burgim, rasti kthehet në pikën zero: Endrit Nika sërish në gjyq për vdekjen e argjentinases
Lajme
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
Lajme

You Might Also Like

Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
Lajme

Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë

September 1, 2026
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Lajme

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston

September 1, 2026
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Lajme

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

September 1, 2026
Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
Lajme

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?