By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën
TOP Momenti

Ish-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën

Momenti
Published: May 12, 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se, Kreshnik Çollaku, do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani ka bërë të ditur se, Çollaku, ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, ‘’në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës’’.

‘’ Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik’’, ka thënë Osmani mes tjerash.

Postimi:

Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës.

Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik.

Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.

Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor.

Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.

Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik.

Kreshnik Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe e lidhi fatin e shqiptarëve me demokracinë dhe Perëndimin.

Mbi të gjitha, ai ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Kosovën, me njerëzit dhe të ardhmen e saj. Sot, ai është edhe shtetas krenar i Republikës së Kosovës dhe si këshilltar i imi për politikë të jashtme në Presidencë ka dhënë një kontribut të vyer në hapjen e dyerve të Kosovës me botën e në veçanti në thellimin e raporteve me SHBA.

Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë.

Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar!

The post Ish-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup
Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Lajme
Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër
Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër
Lajme
Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
Lajme
Bedri Hamza takon Kurtin një ditë para seancës, shihet duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë
Bedri Hamza takon Kurtin një ditë para seancës, shihet duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë
Lajme
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti

You Might Also Like

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve

September 27, 2026
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim

September 27, 2026
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti

“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni

September 27, 2026
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti

Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?