Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, raporton gazeta serbe Danas.
“Jam mirënjohës ndaj qytetarëve që dy herë ma dhanë besimin e tyre. Sot është dita kur jap dorëheqjen”, ka deklaruar Vuçiq. Ai e ka ushtruar detyrën e presidentit për gati nëntë vjet e gjysmë, në dy mandate, nga viti 2017 deri më 2022 dhe nga prilli i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026.
Sipas Danas, pas dorëheqjes së Vuçiqit, detyrën e presidentit të Serbisë do ta ushtrojë përkohësisht kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq. Ligji parashikon që ajo mund ta mbajë këtë funksion për një periudhë prej jo më shumë se tre muajsh, ndërsa zgjedhjet presidenciale duhet të shpallen brenda 90 ditësh nga përfundimi i mandatit të presidentit.
Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë së paku 30 dhe jo më shumë se 60 ditë. Kjo nënkupton se, nëse dorëheqja është dhënë më 27 shtator, zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale mund të shpallen menjëherë dhe, sipas afateve ligjore të përmendura nga Danas, votimi mund të zhvillohet më së largu deri në fund të dhjetorit. /Gazeta Express
The post Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër appeared first on Gazeta Express.

