Shërbimi Sekret i SHBA-së ka thënë se është në dijeni të një videoje të transmetuar nga transmetuesi shtetëror i Iranit, e cila duket se kërcënon me jetë Barron Trumpin, djalit më të vogël të presidentit Donald Trump.
Mediat iraniane të linjës së ashpër kanë publikuar vazhdimisht materiale që kërcënojnë me jetë presidentin Trump dhe familjen e tij, pas vrasjes së ish-Liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij në fillim të luftës SHBA-Izrael me Iranin në shkurt.
Ndërsa më parë ka pasur kërcënime ndaj zonjës së parë, Melania Trump, kjo duket të jetë hera e parë që djali i tyre, Barron, është vënë publikisht në shënjestër.
“Shërbimi Sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që ne mbrojmë”, ka thënë për CNN në një deklaratë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Nate Herring.
‼️صداوسیما در اقدامی ، اطلاعات محرمانه و مکانهای دقیق تردد پسر ترامپ و نقاطی که در تیررس است را منتشر کرد.
— PL (@PurrLu) August 23, 2026
In a shocking move, Iran’s state broadcaster published confidential information about Trump’s son, including his exact movements and locations that are within range of… pic.twitter.com/TtoFYxvJX3
“Për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë operacionale, ne nuk diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me inteligjencën mbrojtëse”, ka shtuar Shërbimi.
Videoja, e cila zgjat pothuajse tre minuta, nis me një grafikë në gjuhën angleze ku shkruhet: “Ku ta vrasim Barron Trumpin?!”, dhe përmban grafika të stilizuara që tregojnë vendet ku dihet publikisht se i riu Trump kalon kohë, përfshirë Trump Toëer në New York.
Nga fundi i videos, narratori sugjeron se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin tonë prej 10 milionë dollarësh”.
Videoja u transmetua gjatë fundjavës nga transmetuesi iranian IRIB, një media shtetërore që konsiderohet se është në linjë me qarqet e ashpra të regjimit iranian. Drejtuesi i transmetuesit emërohet drejtpërdrejt nga Lideri Suprem i Iranit.
Një burim nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit i ka thënë CNN-it se videoja është pjesë e një fushate videosh nga Irani që kanë në shënjestër familjen Trump dhe vetë Trumpin. Disa prej videove kanë përfshirë detaje mbi lëvizjet e tyre dhe sugjerime për mënyrën e vrasjes së anëtarëve të familjes së presidentit.
Burimi ka thënë se operacionet e mbrojtjes ndryshohen dhe përshtaten vazhdimisht, bazuar në një sërë informacionesh të sigurisë nga Shërbimi Sekret, agjenci të tjera, policia dhe vende të tjera.
Presidenti Trump ka folur publikisht për kërcënimet iraniane ndaj jetës së tij, duke thënë në korrik:
“Jam në çdo listë… deri tani, mendoj se kam qenë disi me fat, por ndoshta kjo nuk do të zgjasë shumë. Këta janë njerëz të këqij, të sëmurë”.
Ai i ka bërë këto komente në samitin e NATO-s në Turqi, përpara se të largohej fshehurazi nga vendi me një avion tjetër ushtarak, në të cilin hipi ndërsa ishte fshehur brenda një kamioni furnizimi me ushqime, si pjesë e një manovre të sofistikuar të nxitur nga një kërcënim iranian.
Një person i njohur me çështjen i ka thënë CNN-it se kërcënimi ishte aq specifik sa zyrtarët kishin frikë se jeta e Trumpit do të ishte në rrezik të jashtëzakonshëm nëse ai do të fluturonte me cilindo nga versionet e Air Force One.
The post Irani kërcënon me jetë djalin më të vogël të Trumpit, Barron Trump appeared first on Gazeta Express.

