By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Intervistë me Ozkan Ulutash: Kush e kërcënon Kosovën, si mbrohet ajo dhe pse KFOR komunikon shpesh me Serbinë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Intervistë me Ozkan Ulutash: Kush e kërcënon Kosovën, si mbrohet ajo dhe pse KFOR komunikon shpesh me Serbinë?
Lajme

Intervistë me Ozkan Ulutash: Kush e kërcënon Kosovën, si mbrohet ajo dhe pse KFOR komunikon shpesh me Serbinë?

Momenti
Published: August 2, 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Ozgan Ulutash ka thënë se siguria në Kosovë është e qetë, dhe se pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s, në maj 2023 në veri dhe rastit Banjska, nuk ka pasur incidente me përmasa e intensiteti të ngjashëm.

Ulutash në një intervistë me shkrim për KosovaPress, e ka pranuar se megjithatë, ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura që mund të kenë ndikim në siguri dhe, për këtë arsye, duhet të adresohen.

Your browser does not support the video tag.

“Mandati im i parë në krye të KFOR-it në vitin 2023 pasoi incidente serioze të sigurisë në veri të Kosovës, të cilat kishin ndodhur më herët gjatë atij viti, përfshirë sulmet e pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj paqeruajtësve tanë në Zveçan. Si rezultat i këtyre zhvillimeve negative, KFOR-i u përforcua në masën më të madhe në më shumë se një dekadë, me dislokimin e afro një mijë trupave shtesë. Që atëherë nuk kemi parë përsëritje të incidenteve me përmasa apo intensitet të ngjashëm. Megjithatë, ne mbetemi vigjilentë përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal, ndërsa mbetemi plotësisht të përqendruar në zbatimin e misionit tonë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”….Me stabilizimin e situatës së sigurisë, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe gradualisht do të përshtatë nivelin aktual të forcave gjatë vitit të ardhshëm. Ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme. Që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht në mënyrë që misioni të mbetet i aftë për të përmbushur detyrën dhe t’i përgjigjet zhvillimit të situatës së sigurisë”, tha ai.

Sipas komandantit të trupave të NATO-s në Kosovë, dy zhvillime janë goxha shqetësuese për sigurinë që i ka identifikuar KFOR-i, ndërsa ka shtuar se për adresimin e tyre ka nevojë edhe për ndërhyrje politike.

“Retorika nxitëse dhe përdorimi i vazhdueshëm i dezinformatave janë ndër shqetësimet tona, duke pasur parasysh ndikimin që ato mund të kenë në mjedisin e sigurisë. Për këtë arsye, KFOR-i mbetet vigjilent dhe i pozicionuar mirë në gjithë Kosovën. KFOR-i do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është mandatuar. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se rruga drejt një sigurie të qëndrueshme është politike, jo ushtarake. Për këtë arsye, KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në kuadër të përpjekjeve më të gjera të NATO-s për të mbështetur avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pikërisht ky dialog është korniza për adresimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai.

Ulutash në intervistën për KosovaPress, e vlerësoi të qetë edhe situatën e sigurisë në veri të vendit, për çfarë tha se ai dhe KFOR komunikojnë edhe me Serbinë.

“Mjedisi i sigurisë në veri të Kosovës është aktualisht i qetë. KFOR-i mban një prani të rregullt, të dukshme dhe fleksibile përmes patrullimeve, pikave të vrojtimit dhe angazhimit me të gjitha komunitetet lokale. Kjo qasje, e kombinuar me koordinimin dhe komunikimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, na ndihmon të kemi një pasqyrë të plotë të situatës dhe të jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë efektive ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”.

Gjenerali turk që tetori i vitit të kaluar komandon për herë të dytë KFOR-in (hera e parë ishte tetor 2023 – tetor2024) u pyet edhe për vizitat që bën në Beograd dhe për çështjen që diskuton atje me udhëheqjen ushtarake të Serbisë.

“KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë, në të gjitha nivelet. Së fundmi isha në Beograd, ku u takova me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsiloviq. Ai ishte takimi im i pestë me të. E vlerësoj shumë bashkëpunimin që kemi zhvilluar me gjeneralmajorin Mojsiloviq gjatë viteve. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në shumë mënyra, duke kontribuar në forcimin e transparencës dhe besimit të ndërsjellë, si dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal”.

Disa kritikë në Kosovë pretendojnë se KFOR, nganjëherë, ka më shumë mirëkuptim për shqetësimet e Beogradit se ato të Prishtinës. Ulutash pati përgjigje për ta duke thënë se paanshmëria është themeli i veprimtarisë së KFOR-it.

“Mandati ynë është plotësisht i qartë: të kontribuojmë për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne i përmbahemi këtij mandati në të gjitha aktivitetet tona të përditshme. Ky është fokusi ynë. Siguria e qëndrueshme mund të ekzistojë vetëm nëse të gjitha komunitetet ndihen se përfitojnë prej saj. Ne vazhdojmë ta përmbushim plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin tonë të mandatuar nga OKB-ja. Pikërisht paanshmëria ka qenë gjithmonë themeli i veprimtarisë së KFOR-it dhe do të vazhdojë të udhëheqë aktivitetet e përditshme të misionit tonë paqeruajtës, përfshirë takimet e mia të rregullta me të gjithë bashkëbiseduesit. Mes tyre janë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Vetëm së fundmi u takova me zotin Kurti, me të cilin shkëmbyem pikëpamje për një sërë çështjesh dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në stabilitetin rajonal”./KosovaPress

The post Intervistë me Ozkan Ulutash: Kush e kërcënon Kosovën, si mbrohet ajo dhe pse KFOR komunikon shpesh me Serbinë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputeti i PD – Ramës: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ është shtrembërim i rrezikshëm për historinë
Tranzicioni gradual i KFOR’it nga Ura e Ibrit, Elshani: S’ka diçka të jashtëzakonshme, policia bën detyrat e veta
Arrestohen pesë persona pas një përleshje fizike në Ferizaj, u përdor edhe kaçavida
Hap llogari në ProCredit Bank, afatizo dhe fito bonus menjëherë!
Lladrovci priti nënkolonelin Klinar, e falënderon për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in

LEXO GJITHASHTU

Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
TOP Momenti
BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë
BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë
TOP Momenti
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
TOP Momenti
MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne
MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne
TOP Momenti

You Might Also Like

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani
Lajme

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

August 11, 2026
Zjarr në një deponi të gomave në Sllatinë, ngrihen shtëllunga tymi të zi
Lajme

Zjarr në një deponi të gomave në Sllatinë, ngrihen shtëllunga tymi të zi

August 11, 2026
SHBA – Iran, Ngushtica e Hormuzit – Pakistani: Gjërat po shkojnë në favor të paqes
Lajme

SHBA – Iran, Ngushtica e Hormuzit – Pakistani: Gjërat po shkojnë në favor të paqes

August 11, 2026
Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë
Lajme

Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?