Shoqata e Qumështarëve ka mbajtur një konferencë për media lidhur me situatën e krijuar kohëve të fundit në këtë industri rreth asaj po quhet ‘’vaj i palmës’’.
Nga shoqata kanë thënë se prodhuesve vendorë u është ndaluar prodhimi i disa produkteve, për të cilat, Ministria e Bujqësisë, lejon importimin, ani pse, kanë përbërjen e njëjtë.
‘’Si shoqatë e prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilit do lloj, mirëpo është e padrejtë ajo çka është tu ndodh aktualisht. Ju po i shihni të gjitha këto produkte, ka edhe shumë që skemi arrit me i sjellë në tavolinë, të cilat produkte sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë lejohen të importohen, i njëjti produkt, me përbërje të njëjtë identike, lejohet të importohet nëse vjen në import, por i njëjti produkt nuk lejohet të prodhohet në vendin tonë, e aq më pak të eksportohet. Kjo është shumë shqetësuese.’’, kanë thënë nga Shoqata.
Tutje, institucionet janë kritikuar duke thënë se ajo prodhimi vendor është duke u rrënuar.
‘’Ajo çka është tu ndodh me industrinë e qumështit, nesër ka me ndodh me industritë e tjera, nëse vazhdohet me sistemin e tillë se si po sillen institucionet e vendit me prodhuesit vendorë. Gojën plot prodhim vendor, por në fakt na jemi tu e rrënu prodhimin vendor me sjelljet e fundit. Këtu para neve janë do produkte të cilat, prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë mundu me e ndal importin, me zavendësu importin tu i konkuru këtyre importeve.
Më tej është thënë edhe se, vaji i palmës prodhohet në BE, dhe se ky produkt nuk ‘’lind’’ në Kosovë.
‘’Nuk jemi kundër kontrollave nga institucionet e vendit, përkundrazi jemi bashkëpunëtorët kryesorë. Vjen një vendim ku thuhet se fillimisht duhet të aplikohet për kompanitë të cilat e përdorin vajin e palmës, të cilën e ka bërë temë aq të madhe. Këto produkte e importit, duke u bë konkurentë më to, na kanë detyru me përdor… Në ndërkohë po thonë se ky produkt është kancerogjen, përmban vaj palme, por janë produkete që s’kanë lind në Kosovë, i kemi pa tu u prodhu në BE, dhe ne e kemi rritë konkurrencën’’, është thënë mes tjerash në konferencë.
The post Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë appeared first on Gazeta Express.

