By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Lajme

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Momenti
Published: August 3, 2026

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit.

Ky vendim vlen për objektet e banimit individuale e kolektive, objektet banesore, afarista e industriale.

Your browser does not support the video tag.

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit, Drejtoria e Inspektoratit e Kryeqytetit njofton të gjithë investitorët, ndërtuesit, mbikëqyrësit profesionalë, projektuesit, pronarët e objekteve, blerësit e banesave dhe lokaleve afariste, institucionet publike dhe qytetarët se:

ASNJË OBJEKT NUK MUND TË VIHET NË PËRDORIM PA INSPEKTIM FINAL DHE CERTIFIKATË TË PËRDORIMIT.

Ky detyrim vlen për:

  • objektet individuale të banimit;
  • objektet kolektive të banimit;
  • objektet banesore-afariste;
  • objektet afariste;
  • objektet industriale;
  • objektet publike;
  • si dhe për çdo objekt tjetër që bënë pjesë në kategorinë e parë dhe të dytë, simbas ligjit për ndërtim dhe është në kompetencë të Inspektoriatit për ndërtim të Kryeqytetit.
    Në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtim, përdorimi i objektit lejohet vetëm pasi organi kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit, e cila dëshmon se objekti është ndërtuar sipas lejes ndërtimore, projektit të miratuar, standardeve teknike dhe kërkesave të sigurisë.
    Njoftim për investitorët
    Drejtoria e Inspektoratit njofton se, para përfundimit të punimeve ndërtimore, investitorët do të njoftohen edhe individualisht përmes një Urdhërese Inspektuese, me të cilën do të obligohen:
  • të mos e vënë objektin në përdorim;
  • të mos ua dorëzojnë banesat, lokalet apo hapësirat shfrytëzuesve;
  • të mos fillojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik;
  • të mos lejojnë vendosjen e banorëve apo përdoruesve,
    derisa të përfundojë procedura e Inspektimit Final dhe të lëshohet Certifikata e Përdorimit.
    Çdo veprim në kundërshtim me këtë urdhëresë do të konsiderohet shkelje e vetëdijshme e detyrimeve ligjore dhe do të merret parasysh gjatë procedurave inspektuese.
    Thirrje për blerësit dhe qytetarët
    Drejtoria e Inspektoratit u bën thirrje të gjithë qytetarëve:
    Mos pranoni në dorëzim banesa, lokale afariste apo objekte të tjera dhe mos filloni përdorimin e tyre pa Certifikatë të Përdorimit.
    Pranimi i një objekti pa këtë certifikatë nënkupton se objekti ende nuk është verifikuar zyrtarisht nëse plotëson kushtet ligjore dhe teknike për përdorim të sigurt.
    Masat që do të ndërmerren
    Në rast se konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Inspektoratit do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, duke përfshirë:
  • urdhërimin për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të objektit;
  • urdhërimin për lirimin e objektit deri në pajisjen me Certifikatë të Përdorimit;
  • shqiptimin e gjobave administrative ndaj personave përgjegjës;
  • inicimin e procedurave të tjera administrative dhe ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi;
  • ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave të Inspektoratit.
    Siguria nuk është formalitet
    Inspektimi Final dhe Certifikata e Përdorimit nuk janë formalitete administrative. Ato janë mekanizmat ligjorë përmes të cilëve verifikohet nëse objekti mund të përdoret pa rrezikuar jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
    Për këtë arsye, Drejtoria e Inspektoratit nuk do të tolerojë vënien në përdorim të asnjë objekti në kundërshtim me kërkesat ligjore.
    Ftojmë të gjithë investitorët dhe qytetarët që të respektojnë këto detyrime ligjore dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi ndërtimor të sigurt dhe në përputhje me ligjin” thuhet në njoftim

The post Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vinçi me parregullsi, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj
Driton Selmanaj i nënshtrohet një operimi në boshtin kurrizor, thotë se ndërhyrja ishte e suksesshme
Hamza refuzon takimin me Kurtin: Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të mbetemi në opozitë
Gjini – Kurtit në letër: Ofruam ndihmë për themelimin e institucioneve, s’morëm asnjë përgjigje për gjashtë kërkesat tona
CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Zvicër: Sistemi i natyralizimit të digjitalizuar është pjesërisht në fuqi
Lajme

Zvicër: Sistemi i natyralizimit të digjitalizuar është pjesërisht në fuqi

August 3, 2026
Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon
Lajme

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon

August 3, 2026
Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së
Lajme

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së

August 3, 2026
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Lajme

Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?