By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së
Lajme

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së

Momenti
Published: August 3, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka thënë kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se nuk sheh “fare arsye” për takim me të.

Pasi Kurti ia dërgoi Gjinit një ftesë për takim, duke ia ofruar si opsione disa orare për nesër dhe pasnesër, përgjigjja e kryetarit të Aleancës ishte e shpejtë.

Your browser does not support the video tag.

Në një letër që Gjini ia ka dërguar Kurtit si përgjigje ndaj ftesës për takim, ai shkruan se Aleanca nuk ka “kurrfarë interesi” për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, ndërkaq ka shtuar se për themelimin e institucioneve mund të ndihmojnë, në rast se LVV-ja pranon gjashtë kërkesat e tyre.

“I nderuar z. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Në letrën kthyese të datës 9 korrik 2026, Aleanca e ka qartësuar pozicionin e vet sa i përket themelimit të institucioneve. Aty ju kemi bërë të ditur se nuk kemi kurrfarë interesi që të jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës, në asnjë format. Po ashtu, e kemi ofruar mundësinë e ndihmesës për themelimin e institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh pikërisht zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Ne kemi vendosur gjashtë pika që besojmë se janë interes jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërkohë nuk e kemi marrë asnjë përgjigje direkte ose indirekte për to”, shkroi Gjini në letër.

Më tej, ai ia renditi gjashtë kërkesat e Aleancës.

“Gjashtë pikat tona janë: Orientimi Strategjik dhe Gazi Amerikan – Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet strategjik dhe jetik shtetëror. Pavarësia Energjetike – Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit. Lehtësimi për Bizneset e Vogla – Ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro. Mbështetja për Bujqësinë – Lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë për nxitjen e prodhimit vendor. Buxhetimi i Infrastrukturës – Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull. Fondi Emergjent për Kryeqytetin – Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën”.

“Prandaj, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, shkroi Gjini në fund të letrës.

Aleanca refuzon takimin me Kurtin, kjo është ftesa që iu dërgua Ardian Gjinit

The post Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët
Trump i rikthehet qëndrimit pesimist ndaj diplomacisë pasi tha se bisedimet me Iranin do të zhvilloheshin sot
Nga Zug në Schwyz: Ku jetojnë milionerët në Zvicër
“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
Lajme

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

August 3, 2026
Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij
Lajme

Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

August 3, 2026
Vinçi me parregullsi, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj
Lajme

Vinçi me parregullsi, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

August 3, 2026

Driton Selmanaj i nënshtrohet një operimi në boshtin kurrizor, thotë se ndërhyrja ishte e suksesshme

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?