Nga 1 gushti, Këshilli Federal po digjitalizon proceset për marrjen e shtetësisë zvicerane.
“Në të ardhmen, komunikimi midis autoriteteve përgjegjëse kantonale dhe Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) mund të zhvillohet në mënyrë digjitale në vend të postës”, tha qeveria në një njoftim për shtyp, transmeton albinfo.ch.
Me këtë projekt digjitalizimi, Këshilli Federal synon jo vetëm të optimizojë komunikimin, por edhe dorëzimin e aplikimeve për natyralizim nëpërmjet një ndërfaqeje të re të Sistemit Qendror të Informacionit për Migracionin (ZEMIS).
Sistemi i ri fillimisht do të testohet në disa kantone gjatë fazës pilot, me kantonet e mbetura që do të lidhen me sistemin pas përfundimit të periudhës së provës.
The post Zvicër: Sistemi i natyralizimit të digjitalizuar është pjesërisht në fuqi appeared first on Gazeta Express.

