By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Driton Selmanaj i nënshtrohet një operimi në boshtin kurrizor, thotë se ndërhyrja ishte e suksesshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lajme

Driton Selmanaj i nënshtrohet një operimi në boshtin kurrizor, thotë se ndërhyrja ishte e suksesshme

Momenti
Published: August 3, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se pesë ditë më parë iu është nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në boshtin kurrizor, pas problemeve shëndetësore që tha se i kishin shkaktuar dhimbje të forta dhe vështirësi në ecje.

Selmanaj tha se gjatë javëve të fundit ishte përballur me dhimbje të padurueshme dhe bllokim në ecje, gjendje që ia kishte vështirësuar ndjeshëm përditshmërinë.

“Miq të dashur, Pesë ditë më parë iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale në boshtin kurrizor, pasi gjatë javëve të fundit u përballa me dhimbje të forta e të padurueshme dhe bllokim në ecje, gjendje që e vështirësonte shumë përditshmërinë time”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Your browser does not support the video tag.

“Fatmirësisht, sot, vetëm pesë ditë pas operimit, ndihem shumë mirë dhe çdo ditë po ndjehem mirë e më mirë. Më pret ende një periudhë rikuperimi, por e rëndësishmja është që gjithçka ka shkuar me sukses”, shtoi Selmanaj.

Selmanaj e falënderoi specialistin e neurokirurgjisë, dr. Armend Kërveshin, për profesionalizmin gjatë operacionit, si dhe të gjithë stafin mjekësor për kujdesin e treguar.

“Shpreh falënderimin tim të madh për Specialistin e Neurokirurgjisë dr. Armend Kërveshin që kreu ndërhyrjen kirurgjike me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, si dhe për të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për mua me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe”.

Ai shprehu mirënjohje edhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që tha se i kanë qëndruar pranë me lutje, mbështetje dhe mesazhe inkurajuese.

“Po ashtu, falënderoj nga zemra familjen, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë me lutje, mbështetje dhe mesazhe inkurajuese. Shëndeti është bekimi më i madh. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe mbarësi!”, shkroi Selmanaj.

The post Driton Selmanaj i nënshtrohet një operimi në boshtin kurrizor, thotë se ndërhyrja ishte e suksesshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
Rrjedhat e Renit arrijnë nivele rekord të ulëta, ndërsa thatësira i shkakton presion lumenjve të Evropës
Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet
Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Banorët shumë afër varkave, alarmi në liqenet e Bernës
Lajme

Banorët shumë afër varkave, alarmi në liqenet e Bernës

August 3, 2026
E rëndë në Uells, djali mban nënën e vdekur tre vjet brenda frigoriferit për të fituar pensionin! Arrestohet dhe dënohet me burgim
Lajme

E rëndë në Uells, djali mban nënën e vdekur tre vjet brenda frigoriferit për të fituar pensionin! Arrestohet dhe dënohet me burgim

August 3, 2026
Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca: Telefonova ministrin Radman, më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje
Lajme

Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca: Telefonova ministrin Radman, më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje

August 3, 2026
Aleati kryesor i Zelenskyt, Rustem Umerov emërohet në krye të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës
Lajme

Aleati kryesor i Zelenskyt, Rustem Umerov emërohet në krye të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?