By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IHMK lëshon alarm portokalli, stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IHMK lëshon alarm portokalli, stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën
Lajme

IHMK lëshon alarm portokalli, stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën

Momenti
Published: July 22, 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e vendit, duke paralajmëruar stuhi të fuqishme me bubullima gjatë së mërkurës, më 22 korrik.

Sipas IHMK-së, paralajmërimi është i vlefshëm nga ora 00:00 deri në 23:59, ndërsa gjatë kësaj periudhe priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të sjellin stuhi lokale të shoqëruara me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish, njofton Dukagjini.

Instituti bën të ditur se kushtet atmosferike mund të shkaktojnë goditje të rrufesë me rrezik për njerëzit dhe kafshët, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, si dhe pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, paralajmërohet për mundësi të përmbytjeve të shpejta lokale në zonat me reshje intensive, dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht si pasojë e breshërit dhe erërave të forta.

IHMK-ja vlerëson gjithashtu se ekziston rrezik i shtuar për shpërthimin e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, si dhe të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme, si dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.

source

You Might Also Like

Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij
PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për sulm seksual

LEXO GJITHASHTU

Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
TOP Momenti
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
TOP Momenti
Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
Lajme
Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar
Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar
Lajme
Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Lajme

You Might Also Like

Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete
Lajme

Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete

August 22, 2026
KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit
Lajme

KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit

August 22, 2026
Rritet çmimi i benzinës, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Lajme

Rritet çmimi i benzinës, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

August 22, 2026
I mituri plagos vëllain e tij gjatë manipulimit me AK-47, 10-vjeçari dërgohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë
Lajme

I mituri plagos vëllain e tij gjatë manipulimit me AK-47, 10-vjeçari dërgohet në QKUK, jashtë rrezikut për jetë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?