Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, nga të cilat nëntë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 16 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit – pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, në Komunën e Makedonski Brod – pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol dhe Llokvicë, në Komunën e Kërçovës – pranë fshatit Tajmishte dhe lokalitetit Darda, në Komunën e Likovës – pranë fshatit Nikushtak, në Komunën e Krushevës – pranë fshatrave Belushino dhe Jakrenovë, në Komunën e Vrapçishtit – pranë fshatit Llomnicë, në Komunën e Zelinës – pranë fshatit Cerovo, në Komunën e Tetovës – pranë fshatit Brodec dhe në Komunën e Prilepit – pranë fshatit Bonçe.
Zjarret në deponinë e mbeturinave në Dellçevë dhe pranë fshatrave të Prilepit, Çanishte, Krushevicë, Lopaticë dhe Dunje, në drejtim të Crna Rekës, janë nën kontroll.

