By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Lajme

Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron

Momenti
Published: August 22, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se nga sot ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hamza, gjatë aktivitetit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në Prishtinë, tha se afrimi i kësaj date nuk duhet ta zbehë kujtesën për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

Your browser does not support the video tag.

“Koha po ecën. Pritja tashmë është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Përkundrazi, sa më shumë afrohet dita, aq më zëshëm duhet të themi atë që kemi për të thënë”, deklaroi Hamza.

Ai tha se 16 shtatori duhet të jetë në vëmendjen e qytetarëve çdo ditë, duke theksuar se ekranet e vendosura në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës do të simbolizojnë pritjen për vendimin e Gjykatës Speciale.

“Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekrane të ngjashme do të vendosen gjithandej Kosovës. Sepse këtu janë më shumë se ekrane. Janë një mesazh. Një mesazh për familjet që presin, një mesazh për ata që janë në Hagë dhe një mesazh për të gjithë botën që Kosova nuk harron”, tha ai.

Kreu i PDK-së përmendi kontributin e atyre që, sipas tij, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë edhe procesin e negociatave në Rambuje dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Nuk harron kush luftoi, nuk harron kush sakrifikoi, nuk harron kush negocioi në Rambuje, nuk harron kush e siguroi ndërhyrjen e NATO-s, nuk harron kush e bëri Kosovën të lirë, të pavarur dhe të integruar në botë”, u shpreh Hamza.

Ai kritikoi gjithashtu procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-deputetëve Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, duke thënë se ata prej vitesh po përballen me procesin në Hagë.

“Dhe nuk harron ata që sot, që gjashtë vjet po përballen me këtë proces të padrejtë. Ata që dikur numëronin ditët deri te liria, sot padrejtësisht i numërojnë ditët brenda mureve të izolimit në Hagë”, deklaroi Hamza.

Në fund, Hamza tha se mesazhi i Kosovës për katër ish-krerët e UÇK-së është se ata nuk janë vetëm.

“Por sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm”, tha ai./EO/

The post Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij

LEXO GJITHASHTU

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
TOP Momenti
PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës
PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës
Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për sulm seksual
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për sulm seksual
Lajme
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
TOP Momenti
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
TOP Momenti

You Might Also Like

Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
Lajme

Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim

August 22, 2026
Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar
Lajme

Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar

August 22, 2026
Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete
Lajme

Gjykata rrëzon vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave për 75 shtete

August 22, 2026
KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit
Lajme

KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?