By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu konfirmon, Kurti u ka dërguar ftesa partive për takime para 6 gushtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu konfirmon, Kurti u ka dërguar ftesa partive për takime para 6 gushtit
TOP Momenti

Haxhiu konfirmon, Kurti u ka dërguar ftesa partive për takime para 6 gushtit

Momenti
Published: August 3, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar për KosovaPress, se tashmë ftesat drejtuar partive politike për takimet e radhës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë adresuar.

Haxhiu tha se Kurti në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të ketë takime në raport me arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit dhe se sipas saj, këto takime janë e vetmja mundësi për të mbërritur te një marrëveshje e tillë.

Your browser does not support the video tag.

“Së pari siç e dini, tashmë ftesat drejtuar partive politike për takime të radhës janë adresuar te të njëjtat. Pra kryeministri Kurti në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të ketë takime në raport me arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit. Unë kam mirëpritur këto takime dhe mendoj që e vetmja mundësi për të mbërritur deri te një marrëveshje janë takimet të cilat ndodhin ndërmjet partive politike. Tani ju e dini që seanca konstituive siç e përmendët është caktuar me datë 6 gusht, edhe presim që para 6 gushtit të ketë takime ndërmjet partive politike dhe në anën tjetër të ketë përpjekje maksimale për ta pasur një marrëveshje që ndërlidhet me çështjen e presidentit. Lëvizja Vetëvendosje siç e keni parë i ka adresuar përgjegjësitë që ka përmes kryetarit dhe kryeministrit Kurti, por presim që edhe partitë e tjera politike të reflektojnë në raport me përgjegjësitë që i kanë”, tha Haxhiu .

E pyetur nëse pret që në rast se një marrëveshje me LDK-në, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ta ketë grupin parlamentar të bashkuar për çështjen e presidentit, Haxhiu tha se është e rëndësishme që të ketë unifikim brenda kuvendit për përgjegjësitë që kanë para qytetarëve.

Ajo tha se e kuptojnë mandatin e lirë të deputetit, por sipas saj, mandati i lirë i deputetit nënkupton që duhet të kontribuojnë në shërbim të konstituimit të kuvendit.

“Unë nuk ndërhyj në çështjet e zhvillimeve të brendshme të partive politike, nuk më takon mua që t’i komentoj ato. Çfarë unë kam mirëpritur është që tashmë pas rikonfirmimit të tij si kryetar i LDK-së është hapur rruga për të vazhduar takimet ndërmjet partive politike. Është e rëndësishme që të ketë unifikim brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës për përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe besoj që do të kenë të njëjtën linjë të gjithë deputetët e Kuvendit, për sa kohë marrin vesh kryetarët e partive. Pra, kjo është e rëndësishme që të adresohet. Ne e kuptojmë mandatin e lirë të deputetit, por mandati i lirë i deputetit nënkupton që duhet të kontribuosh në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në shërbim të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe jo që ato të mbesin të bllokuara dhe të mbahen peng. Prandaj është e rëndësishme që të ketë edhe veprime konstruktive, edhe përgjegjësi, edhe seriozitet në këtë aspekt”, tha Haxhiu për KosovaPress.

Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të, është thirrur më 6 gusht me fillim nga ora 10:00. /Kp/

You Might Also Like

Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës
ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep

LEXO GJITHASHTU

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Lajme
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Lajme
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Lajme
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Lajme
Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Lajme

You Might Also Like

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN
TOP Momenti

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN

August 20, 2026
Po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, shqiptari në Itali hedh makinën në det bashkë me gruan
TOP Momenti

Po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, shqiptari në Itali hedh makinën në det bashkë me gruan

August 20, 2026
LSM: Rritet shporta sindikale, për një familje duhen 68 mijë denarë në muaj
TOP Momenti

LSM: Rritet shporta sindikale, për një familje duhen 68 mijë denarë në muaj

August 20, 2026
Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve
TOP Momenti

Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?