Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, kanë mbajtur një konferencë ku gjatë saj kanë folur edhe për gërmimet në Zubin Potok.
Gjatë konferencës, zyrtari i policisë së Kosovës nga drejtoria për krime lufte ka dhënë detaje rreth historisë së rastit, duke bërë e ditur se, policia, dosjen për hetimin e këtij rasti e kanë pranuar për hetim nga viti 2018.
‘’Mundem me thënë me plotë përgjegjësi se nga dokumentacioni i trashëgum kemi pa një angazhim mjaft dinamik të kërkimi të lokalizimit dhe kërkimit të varrezave në atë pjesë. Nëse flasim në periudhën 1999 deri në vitin 2018 janë realizu gjithsejtë 17 gërmime në atë zonë me përqendrim nëpër fshtra por kryesisht nëpër pjesën perëndimor të Zubin Potokut’’, është thënë në konferencë sot nga drejtori i drejtorisë per krime lufte.
The post Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut appeared first on Gazeta Express.

