By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep

Momenti
Published: August 20, 2026

Një skemë me shitjen e hekurit të mbeturinave dyshohet se i ka shkaktuar dëm prej mbi 3.3 milionë denarësh (54.263 euro) “Kombinatit të Duhanit” në Prilep. Për rastin, SPB Manastir ka ngritur kallëzime penale ndaj tre personave dhe një kompanie, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të MPB-së, i dyshuari i parë, L.B., 59 vjeç nga Prilepi, në vitet 2021/2022 ka punuar si koordinator i grupit për sigurim në SHA “Kombinati i Duhanit”, ndërsa K.S., 60 vjeç, në të njëjtën periudhë ka qenë drejtor ekzekutiv i përgjithshëm. I treti, J.D., 41 vjeç, është pronar dhe administrator i një kompanie nga fshati Konjara e Vogël, e autorizuar për blerjen dhe shitjen e materialeve të mbeturinave.

Your browser does not support the video tag.

Sipas MPB-së, ngjarja dyshohet se ka nisur në tremujorin e parë të vitit 2022. Me propozim verbal të atëhershëm të drejtorit ekzekutiv, L.B. dyshohet se ka marrë përsipër shitjen e mbeturinave, edhe pse këtë detyrë duhej ta kryente referenti për menaxhimin e mbeturinave.

Në shkurt të vitit 2022, dyshohet se ai, me ndihmën e J.D., ka fshehur të paktën 185 mijë kilogramë hekur të mbeturinave nga njësia e punës “Zavodi-Majuçishte”. Hekuri, sipas hetimit, nuk është regjistruar në llogaritë e “Kombinatit të Duhanit”, por është dorëzuar dhe blerë nga kompania në Konjarë të Vogël me një çmim dy denarë më të lartë për kilogram.

“Në vend që mjetet të derdheshin në llogarinë e SHA ‘Kombinati i Duhanit’ – Prilep, nga personi juridik nga fshati Konjarë e VOgël, janë përpiluar fletë fiktive blerjeje për hekurin e dorëzuar, mesatarisht rreth 25 mijë kilogramë për person, në emër të tetë personave fizikë, persona të afërt me të dyshuarin e parë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas policisë, paratë më pas janë transferuar në llogaritë bankare të shtatë personave fizikë, si dhe në llogarinë personale të L.B. Pas tërheqjes së parave në cash, ata dyshohet se ia kanë dorëzuar ato të dyshuarit të parë. Në këtë mënyrë, në llogaritë e personave të përfshirë janë transferuar gjithsej 3.338.328 denarë, shumë për të cilën, sipas MPB-së, është dëmtuar Kombinati.
Nga ana tjetër, për shitjen e hekurit të mbeturinave, “Kombinatit të Duhanit” i janë paguar gjithsej 1.274.560 denarë nga kompania në Konjar të Vogël.

SPB-Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj L.B. për “përvetësim në shërbim”, “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”; ndaj K.S. për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”; ndaj J.D. për “fshehje” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, ndërsa ndaj personit juridik për veprën penale “fshehje”, njofton MPB.

You Might Also Like

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit
Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Lajme
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Lajme
Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Lajme
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
Lajme
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Lajme

You Might Also Like

ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
TOP Momenti

ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida

August 20, 2026
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
TOP Momenti

Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”

August 20, 2026
Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN
TOP Momenti

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?