By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
TOP Momenti

Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”

Momenti
Published: August 20, 2026

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë mospërputhjesh në prokurimet publike gjatë punës së konviktit studentor “Pelagonia” në Kisella Vodë.

Në sy bie blerja e bukës me çmim prej 120 denarë për kilogram.

Your browser does not support the video tag.

„Pas futjes së evidencës ditore, faturat mujore në vitin 2025 u ulën ndjeshëm krahasuar me vitin 2024. Revizioni konstatoi se me kontratën e re në vitin 2025 çmimi i bukës arriti në 126 denarë/kg, që është dukshëm mbi çmimin e tregut prej rreth 70 denarë/kg, gjë që tregon përdorim joekonomik të mjeteve publike dhe dobësi në kontrollin e prokurimeve publike,“ thekson ESHR.

Konvikti ka vepruar me këtë praktikë edhe në vitet 2024 dhe 2023, duke llogaritur një copë bukë si një kilogram, pa u matur saktë ky artikull ushqimor.

Në prokurimin e bukës dhe miellit të vitit 2023, kontrata ishte lidhur me një ofertues që nuk kishte si veprimtari bazë artikullin e prokurimit, ndërsa revizionit nuk iu paraqit garancia bankare e detyrueshme për realizim cilësor të kontratës. Edhe pse çmimi i kontraktuar për bukën ishte 57,46 denarë/kg, në realizim operatori ekonomik faturonte një copë bukë si kilogram, gjë që u zbulua vetëm në fund të vitit 2024 për shkak të kontrolleve të brendshme të dobëta.

Manipulime janë konstatuar edhe te blerja e dyshekëve për studentët. Janë blerë gjithsej 250 dyshekë, të cilët nuk janë vënë në përdorim pasi ishin më të mëdhenj se dimensionet e shtretërve.

„Dokumentacioni i tenderit për blerjen e dyshekëve nga viti 2023 përmban kushte kufizuese, ndërsa kontrata është lidhur pa garanci bankare për realizim cilësor. Janë blerë 250 dyshekë me vlerë totale prej 1.174 mijë denarësh (nga 500 të parashikuar), me dimensione të ndryshme nga specifikimet teknike, pa dokumentacion të duhur për pranimin e tyre, dhe janë magazinuar pa u përdorur. Më herët ishin blerë edhe 450 dyshekë nga i njëjti furnizues, edhe pse ekzistuesit ishin në gjendje të mirë, por për shkak të dimensioneve më të mëdha u dëmtua stabiliteti i shtretërve,“ thekson revizioni.

Dyshime ka edhe për prokurimet e ushqimeve të tjera, ku artikujt shpesh janë blerë me çmime më të larta se ato të tregut.

„Konstatuam mospërputhje në planifikimin dhe realizimin e prokurimeve publike. Te prokurimet e mishit të freskët, produkteve të përpunuara të mishit dhe peshkut nga vitet 2023 dhe 2024, si dhe produkteve bujqësore nga 2023, revizionet konstatuan se zakonisht është dorëzuar vetëm një ofertë, kontratat janë lidhur në vlerën e parashikuar pa sasi të përcaktuara paraprakisht. Te artikujt e rregullt çmimet e ofruara ishin më të larta se ato të tregut, ndërsa te artikujt që nuk bliheshin ishin ofruar çmime joreale të ulëta, pa u kërkuar shpjegim shtesë nga operatori ekonomik. Gjithashtu, u konstatua tejkalim i vlerave të kontraktuara në disa raste, gjë që tregon kontroll të pamjaftueshëm dhe përdorim joekonomik të mjeteve publike,“ shtojnë revizorët.

You Might Also Like

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Lajme
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Raushiqi i Pejës tash katër ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje
Lajme
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
Lajme
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Lajme
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Lajme

You Might Also Like

Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës
TOP Momenti

Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës

August 20, 2026
ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
TOP Momenti

ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida

August 20, 2026
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti

Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?