Qendra e Studentëve në Prishtinë, shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2026/2027.
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 14.09.2026 deri më datën 18.09.2026.
Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ueb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.
Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi). /Telegrafi/

