Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku mbajtën dje një tubim me qytetar në “Kurrizin ikonik të Prishtinës”, siç njoftoi vetë Osmani sot në një video të publikuar në Facebook.
Përmes kësaj videoje, ajo paralajmëroi takime me qytetarë “në shumë qytete të Kosovës”, ku ata do të mund t’u bëjnë pyetje të dyve.
“HAJDE FOLIM: pa protokoll e pa distancë. Nga dje në Kurrizin ikonik të Prishtinës e në shumë qytete të Kosovës, sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar më shumë e për të folur shumë hapur për Kosovën”, shkruan Osmani.
The post “Hajde folim”, Osmani me Abdixhikun paralajmërojnë takime të tjera me qytetarë “pa protokoll e pa distancë” appeared first on Gazeta Express.



