By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Goditjet hakmarrëse të Trumpit nuk do ta mposhtin regjimin e Iranit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Goditjet hakmarrëse të Trumpit nuk do ta mposhtin regjimin e Iranit
TOP Momenti

Goditjet hakmarrëse të Trumpit nuk do ta mposhtin regjimin e Iranit

Momenti
Published: August 2, 2026

Sulmet e kufizuara rrezikojnë ta tërheqin ShBA-në në luftën e pafund të cilën dëshiron ta shmangë.

Nga: Kelly Sadler / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

“Forcat amerikane filluan sot sulmet kundër Iranit – në 8 p.m. ET [ora 20:00, sipas Kohës së Zonës Lindore]”, njoftoi Komanda Qendrore e ShBA-së në X, të mërkurën në mbrëmje. “Sulmet janë përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të djeshme të tentuara nga Irani kundër forcave amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme”.

Pse sulmet amerikane janë gjithmonë vetëm përgjigje ndaj agresionit iranian? Shtetet e Bashkuara duhet ta çojnë deri në fund punën me Iranin, t’u japin fund këtyre sulmeve hakmarrëse dhe të fillojnë të godasin atë që ka mbetur nga udhëheqja iraniane, sepse ajo nuk do të hyjë kurrë në negociata me mirëbesim me Shtetet e Bashkuara.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike [KGRI] ka përfituar nga çdo pauzë e ShBA-së në veprimet ushtarake. Javën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi: “Sipas zyrtarëve izraelitë dhe perëndimorë, si dhe pas analizës së imazheve satelitore, Irani rindërtoi shpejt infrastrukturën e dëmtuar gjatë fushatës së bombardimeve amerikane dhe izraelite në muajt e fundit, nga bazat raketore të vendosura thellë në male deri tek urat, portet dhe objektet e prodhimit”.

Është raportuar se në javët në vijim Irani pritet të marrë nga Kina dërgesën e parë të lëshuesve të raketave që mbahen në shpatull, përfshirë deri në 400 sisteme portative të mbrojtjes ajrore të pajisura me raketa kineze QW-12 dhe FN-16, të cilat do t’i dorëzohen Iranit përmes Pakistanit.

Të mërkurën në mbrëmje, autoritetet egjiptiane fajësuan KGRI-n për sulm me dron ndaj Kanalit të Suezit, që i vuri flakën dy anijeve, përfshirë një tankeri amerikan për depozitimin e gazit. Ndonëse asnjë shtet ose grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin, Porti i Damietës që ishte cak i tij, ka një qendër kyçe e gazit të lëngëzuar natyror, ndërsa Kanali i Suezit është parë si rrugë e sigurt alternative për transportimin e naftës duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit.

Është e qartë se KGRI-ja nuk po tërhiqet dhe beson se mund ta përballojë çdo dëm – që ShBA-ja zgjedh t’i shkaktojë – sado i rëndë të jetë. Ushtria amerikane ka arritur suksese të mëdha taktike, duke shkatërruar 85 përqind të bazës industriale të raketave dhe dronëve të Iranit, duke fundosur më shumë se 90 përqind të flotës së tij të rregullt detare dhe duke paralizuar infrastrukturën e tij të mbrojtjes ajrore dhe atë bërthamore. Bllokada detare ushtarake e ShBA-së kundër Iranit e ka rrënuar ekonominë e tij, me hiperinflacion që ka arritur në 88.6 për qind dhe me zhvlerësimin e plotë të monedhës së tij.

Megjithatë, KGRI-ja mbetet një sfidë – sepse për të kjo është një luftë ideologjike, jo politike. Ky fundamentalizëm islamist shiit nënkupton nënshtrim të plotë politik dhe fetar ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, me misionin për të mbrojtur dhe përhapur idealet e revolucionit islamik përtej kufijve të Iranit, me synimin përfundimtar të dominojë botën. Me këtë ideologji nuk mund të negociohet, sepse brenda saj nuk ka akterë të arsyeshëm dhe racionalë. Ajo është thjesht e papajtueshme me vlerat perëndimore.

Prandaj, asnjë sasi bombardimesh ajrore nuk do ta detyrojë KGRI-në të dorëzohet. Veprimet ushtarake hakmarrëse vetëm sa do ta çojnë presidentin Trump në një nga ato “luftërat e pafundme,” kundër të cilave ai bëri fushatë. Nevojitet veprim vendimtar ushtarak që përfshin asgjësimin e KGRI-së, në mënyrë që populli iranian të mund të rimarrë kontrollin e vendit të vet.

Nëse z. Trump dëshiron vërtet të japë një mesazh, Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, kryetari i Gjykatës Supreme të Iranit – i cili mbikëqyr torturimin dhe rrëfimet e detyruara të disidentëve iranianë – duhet të vritet. Udhëheqësi i tanishëm suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, duhet të eliminohet. Izraelitët, të cilët ndërmorën një fushatë të gjerë goditjesh në caqe në fillim të vitit 2026, kanë treguar se zotërojnë kapacitetet e zbulimit për të goditur dhe vrarë me sukses drejtuesit kryesorë të KGRI-së.

Sa u përket raketave balistike dhe infrastrukturës ushtarake, The Wall Street Journal raporton se admirali Brad Cooper, komandanti i Komandës Qendrore të ShBA-së, i paraqiti presidentit një plan për një fushatë ndëshkuese ajrore 14-ditore kundër Iranit.

“Kjo qasje ‘godit fort’, e cila është njëra ndër një sërë alternativash që ai ka hartuar, do ta zvogëlonte nevojën që ShBA-ja të përdorte municione mbrojtëse, sepse Irani do të kishte më pak aftësi për të sulmuar,” shkroi The Journal. Sipas raportimeve, ShBA-ja ka pakësim të rezervës së interceptorëve të mbrojtjes ajrore, të cilët përdoren në rajon për të mbrojtur bazat amerikane në Jordani, Kuvajt dhe Irak nga sulmet iraniane me dronë. Eliminimi i KGRI-së dhe i kapaciteteve të saj goditëse do të mundësonte që këta interceptorë të përdoreshin në pjesë të tjera të botës.

Po, një veprim më i gjerë ushtarak në Iran ka shumë të ngjarë të përbëjë një barrë politike për presidentin. Çmimet e naftës do të rriten dhe më shumë amerikanë do të humbin jetën.

Megjithatë, dështimi për të mbaruar punë përbën barrën më të madhe politike. Sa më shpejt që administrata Trump ta lërë pas vetes këtë konflikt, aq më mirë. Kjo do të thotë ta shkatërrojë KGRI-në me çfarëdo mjeti të nevojshëm. Çdo gjë më pak nuk përbën fitore. /Telegrafi/

You Might Also Like

Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës
Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë

LEXO GJITHASHTU

Norvegjia forcon brigadën në Arktik, rrit gatishmërinë përballë kërcënimit rus
Norvegjia forcon brigadën në Arktik, rrit gatishmërinë përballë kërcënimit rus
Lajme
Serbia krah talebanëve? Beogradi dyshohet se dërgoi diplomat në festën e rikthimit të tyre në pushtet
Serbia krah talebanëve? Beogradi dyshohet se dërgoi diplomat në festën e rikthimit të tyre në pushtet
Lajme
Marina Amerikane dëshiron t’i vërë aeroplanmbajtëses emrin e Trumpit në vend të marinarit heroik
Marina Amerikane dëshiron t’i vërë aeroplanmbajtëses emrin e Trumpit në vend të marinarit heroik
Lajme
Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Lajme
Armatimi i kapur dhe varrezat masive në Zubin Potok – gjithçka që u tha dje nga autoritetet
Armatimi i kapur dhe varrezat masive në Zubin Potok – gjithçka që u tha dje nga autoritetet
Lajme

You Might Also Like

Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti

Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj

August 21, 2026
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TOP Momenti

Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza

August 21, 2026
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti

TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës

August 21, 2026
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
TOP Momenti

Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?