Një gjykatë siriane të martën dënoi me vdekje në mungesë ish-udhëheqësin Bashar al-Assad, pasi e shpalli fajtor për akuzat për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit” të kryera gjatë luftës civile në vend.
Me vdekje në të njëjtin rast u dënua edhe kushëriri nga nëna i Assadit, Atef Najib, për udhëheqjen e shtypjes së protestave në provincën jugore të Daraas, e cila çoi në kryengritje dhe më pas në luftën civile.
Nën masa të rrepta sigurie, Najib qëndroi brenda kafazit i veshur me uniformën e të burgosurit, ndërsa gjyqtari lexoi vendimin.
Assad dhe vëllai i tij, Maher, u arratisën në Rusi pasi kryengritësit hynë në Damask në dhjetor të vitit 2024.
Najib u arrestua më vonë dhe u bë një nga zyrtarët më të lartë të ish-regjimit që u përball me gjyqin.
Najib është ish-gjeneral brigade i ushtrisë siriane dhe në vitin 2011 drejtonte Degën e Sigurisë Politike në provincën Dara në jug të Sirisë, nën regjimin e Assadit.
Vendimi kundër Assadit është i pari i këtij lloji nga autoritetet kalimtare, të cilat këtë vit nisën gjykimin e figurave të ish-qeverisë, si në praninë e tyre, ashtu edhe në mungesë.
The post Gjykim në mungesë, gjykata siriane e dënon me vdekje Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit appeared first on Gazeta Express.

