By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gazetarët ankohen për presion pas arrestimit të drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gazetarët ankohen për presion pas arrestimit të drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë
TOP Momenti

Gazetarët ankohen për presion pas arrestimit të drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë

Momenti
Published: May 25, 2026

Në momentet kur ndaj mediave ose gazetarëve ushtrohet ndonjë lloj trysnie dhe ata akuzohen pa asnjë dëshmi, më e rëndësishmja është që ata ta ruajnë profesionalizmin, të insistojnë në fakte dhe transparencë në punë, tha kryeredaktorja e portalit KoSSev, Tajana Lazareviq, në një tryezë të mbajtur të hënën në Qendrën Mediale në Çagllavicë, pranë Prishtinës.

Kjo tryezë u organizua pasi Lista Serbe në disa raste i ka akuzuar disa gazetarë ose media se kanë “kontribuar” në arrestimin e drejtorëve të institucioneve serbe shëndetësore ose arsimore këtë muaj, të cilët dyshohen për ndikim në vullnetin e lirë të votuesve.

Your browser does not support the video tag.

Lista Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit, nuk tregoi se cilat media ose gazetarë i konsideron saktësisht “përgjegjës” për këto arrestime.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor, ndërsa nga subjektet politike serbe marrin pjesë Lista Serbe dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Lazareviq theksoi se mediat nuk duhet t’i injorojnë shënjestrimet, por as të lejojnë që ato “t’i fusin në një atmosferë konflikti që largon vëmendjen nga interesi publik”.

“Këto deklarata kanë për qëllim ta largojnë vëmendjen nga problemi real”, vlerësoi ajo.

Ajo shtoi se kritika legjitime ndaj mediave nënkupton argumente konkrete, ndërsa shënjestrimi dhe etiketimi i gazetarëve dhe mediave pa prova përbën presion.

“Kjo krijon një klimë të përgjithshme pasigurie dhe presioni, si dhe te disa gazetarë një shkallë autocensure”, deklaroi Lazareviq.

Budimir Niçiq, redaktor i Qendrës Mediale në Çagllavicë, e vlerësoi si “të rrezikshëm” çdo lloj shënjestrimi të gazetarëve dhe mediave, duke shtuar se ata që nuk janë të kënaqur me raportime të caktuara mund t’u drejtohen institucioneve kompetente, si organet rregullatore ose institucionet e drejtësisë.

Si doli në media informacioni për largimet nga puna?

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 19 maj njoftoi se kishte vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediale se po ushtrohej presion mbi vullnetin e lirë të votuesve para zgjedhjeve.

Në publik, informacionin për presionet e pretenduara politike fillimisht e bëri të ditur ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ai deklaroi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna dhe se në periudhën e ardhshme pritet që edhe rreth 40 persona të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Radio Evropa e Lirë më 18 maj publikoi dëshmitë e disa punëtorëve që pretenduan se ishin pushuar nga puna për “arsye politike”.

Ata kishin punuar për disa dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit drejtohen kryesisht nga njerëz të afërt me Listën Serbe.

Në disa nga vendimet për largim nga puna, të cilat i kishte parë Radio Evropa e Lirë, shkruhej se punonjësi “për një periudhë të gjatë kohore kishte shprehur publikisht bindjet e tij politike, në kundërshtim me interesat për të cilat përcaktohet popullsia serbe në Kosovë dhe Metohi”.

Një ditë më vonë, në Qendrën Mediale në Çagllavicë u organizua debati me temën “Pushimet nga puna dhe presionet politike para zgjedhjeve – fakte apo dezinformata”, ku folën edhe punonjës të institucioneve serbe që kishin humbur vendet e punës.

Nga ky debat raportuan edhe disa media lokale në gjuhën serbe.

Si i shënjestroi Lista Serbe gazetarët?

Pasi shtatë drejtorë të institucioneve serbe arsimore dhe shëndetësore u ndaluan nën dyshimin se kishin larguar nga puna punonjës për arsye politike, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media deklaroi se disa media kishin marrë pjesë në një “fushatë”, duke shtuar se bëhej fjalë për “veprim politikisht të motivuar”.

Në reagimin pas caktimit të paraburgimit njëmujor për drejtorët, Lista Serbe deklaroi se po zhvillohej një “përndjekje”, me nxitje të drejtpërdrejtë nga Nenad Rashiqi dhe disa “kuazi-gazetarë, të cilët për pak përfitim dhe një grusht argjendi vendosën të marrin pjesë në përballjen me mjekët, mësuesit dhe familjarët e respektuar serbë”.

Më pas, Simiq, në një nga tubimet mbështetëse për drejtorët e arrestuar, përsëriti qëndrimin se “kuazi-gazetarët” kishin kontribuar në “shënjestrimin e institucioneve serbe” dhe se ishin vënë në shërbim të atyre “që duan të sulmojnë shëndetësinë dhe arsimin serb”.

“Secili prej jush dhe nesh e di kush janë këta njerëz, sepse ata që organizuan spektakle mediale nuk e bënë këtë kur njerëzit arrestoheshin dhe dënoheshin për krime lufte pa asnjë bazë… diçka që është pjesë e përgjegjësisë disiplinore të punonjësve e ngritën në një nivel më të lartë”, tha ai, duke shtuar se “pala tjetër” nuk kishte pasur mundësi të paraqiste argumentet e saj.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se kushdo që me veprimet e tij ka kontribuar në ndalimin e pesë serbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në pjesën qendrore të Kosovës, do të ndiqet dhe sanksionohet në përputhje me ligjet e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë është e vendosur që të gjithë përgjegjësit për këtë akt antiserb të trajtohen me masat më të rrepta në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”, deklaroi Daçiq.

Megjithatë, nuk është e qartë se për cilët persona flet Daçiq, cilave ligje u referohet dhe për cilin “akt antiserb” bëhet fjalë.

Ndër të tjerë, për ndalimin e drejtorëve reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka nisur gjuetinë ndaj serbëve me urdhër të Nenad Rashiqit”.

Ai shtoi se Beogradi zyrtar do ta mbështesë Listën Serbe “me gjithë forcën” në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, punonjësit e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovën qendrore po mbajnë çdo ditë protesta për shkak të ndalimit të drejtorëve, ku marrin pjesë edhe drejtuesit e Listës Serbe.

Kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek, i cili është edhe drejtor i Qendrës Kliniko-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, më 25 maj deklaroi se drejtorët e institucioneve serbe janë ndaluar “padrejtësisht”, se këto institucione funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe se “nuk kanë asnjë lidhje me drejtësinë dhe sistemin e Kosovës”.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në sistemin serb janë pothuajse të vetmet që kanë mbetur, pasi autoritetet kosovare i kanë mbyllur ato me arsyetimin se janë ilegale dhe paralele.

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Lajme
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?