By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara
Lajme

Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara

Momenti
Published: August 17, 2026

Fermeri nga Malësia e Vogël e Rahovecit, Murat Morina, u ka bërë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që të ndërhyjnë urgjentisht për të adresuar vështirësitë me të cilat po përballen fermerët për shkak të çmimeve të ulëta dhe mungesës së tregut për prodhimet bujqësore.

Morina, përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë në detyrë, ka thënë se fermerët po përballen me një prej situatave më të vështira të viteve të fundit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, prodhimi bujqësor ka arritur në fazën e vjeljes, por çmimet aktuale nuk po i mbulojnë kostot e prodhimit, duke bërë që një pjesë e produkteve të mbeten në ara, raporton Telegrafi.

“Shalqiri po mbetet në ara. Pjepri po përballet me të njëjtën gjendje. Specat po piqen dhe po skuqen në ara, ndërsa fermerët në shumë raste nuk po e shohin të arsyeshme as t’i mbledhin, sepse çmimi nuk po mbulon shpenzimet e punës dhe të transportit”, ka thënë Morina.

Ai ka theksuar se fermerët kanë investuar për muaj të tërë në prodhim, duke përfshirë farën, plehun, preparatet bujqësore, ujitjen, naftën, sistemet e ujitjes, punëtorët dhe transportin.

“Një fermer nuk ka investuar vetëm farën. Ai ka shpenzuar për farë, pleh, preparate, ujitje, naftë, sistem të ujitjes, punëtorë, transport dhe mirëmbajtje. Ka marrë borxhe dhe ka rrezikuar kursimet e familjes së tij”, është shprehur ai.

Morina ka ngritur shqetësimin edhe për luhatjet e shpejta të çmimeve në pikat grumbulluese, duke thënë se fermerët nuk kanë mundësi të planifikojnë prodhimin dhe shitjen.

“Nuk është e drejtë që fermerit t’i ofrohet një ditë një çmim prej 60 centësh për kilogram, ndërsa menjëherë pas kësaj çmimi të zbresë në 30 centë, kur prodhimi është mbjellë, rritur dhe është gati për treg”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec që shqetësimet e fermerëve t’i adresojë me urgjencë tek Ministria e Bujqësisë dhe institucionet qendrore.

Në mesin e kërkesave të tij janë masa urgjente për prodhimet që po mbeten pa treg, mbështetje financiare për fermerët që po pësojnë humbje, rritje të kontrollit dhe transparencës në pikat grumbulluese, si dhe masa për parandalimin e manipulimit me çmime, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, ai ka kërkuar krijimin e një mekanizmi që do t’u mundësonte fermerëve një çmim minimal të arsyeshëm dhe më të qëndrueshëm për prodhimet e tyre.

“Drejtori i Bujqësisë së Rahovecit nuk duhet të jetë vetëm përcjellës i shqetësimit të fermerëve. Duhet të jetë zëri i tyre pranë Ministrisë dhe Qeverisë”, ka thënë Morina.

Ai ka kërkuar që institucionet të dalin në terren dhe të shohin nga afër situatën e fermerëve.

“Ejani në ara. Shikoni nga afër prodhimin që po mbetet pa u shitur. Dëgjoni fermerët. Shikoni investimet dhe humbjet e tyre. Dhe pastaj ngrijeni zërin në institucionet qendrore për një zgjidhje konkrete dhe urgjente”, ka deklaruar ai.

Në fund, Morina ka thënë se fermerët nuk kërkojnë lëmoshë, por mbështetje institucionale për punën dhe investimet e tyre.

“Ne nuk po kërkojmë lëmoshë. Po kërkojmë drejtësi për punën tonë. Po kërkojmë që djersa e bujkut të ketë vlerë”, ka theksuar ai.

Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk merren masa, kriza e tregut mund të ndikojë në vazhdimin e veprimtarisë së fermerëve.

“Sot është shalqiri, pjepri dhe speci. Nesër mund të jetë një kulturë tjetër. Nëse nuk merren masa tani, shumë fermerë mund të detyrohen të heqin dorë nga bujqësia”, ka përfunduar Morina. /Telegrafi

The post Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK-ja bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Çitaku thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues
Mashtrim me pagën minimale në dëm të punëtorëve dhe shtetit gjerman
Luftërat dhe kriza nuk ia lënë shenjë Zvicrës – rrogat vazhdojnë të rriten
PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës

LEXO GJITHASHTU

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën
Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën
TOP Momenti
Ramadani: Qeveria e pamandat po i sakaton komunat
Ramadani: Qeveria e pamandat po i sakaton komunat
Lajme
Vdes punëtori i KEK-ut pas aksidentit të rëndë në vendin e punës
Vdes punëtori i KEK-ut pas aksidentit të rëndë në vendin e punës
Lajme
Armata e Maqedonisë me njoftim për 34-vjetorin: Do të ketë qitje artilerie në Shkup, mos u shqetësoni
Armata e Maqedonisë me njoftim për 34-vjetorin: Do të ketë qitje artilerie në Shkup, mos u shqetësoni
TOP Momenti
Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor
Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor
Lajme

You Might Also Like

Nisja e punëve për Parkun Industrial në Podujevë, Kurti s’flet për bllokadën politike: Urime të gjithëve gurëthemeli
Lajme

Nisja e punëve për Parkun Industrial në Podujevë, Kurti s’flet për bllokadën politike: Urime të gjithëve gurëthemeli

August 17, 2026
Fito TOYOTA RAV4 me ProCredit Bank!
Lajme

Fito TOYOTA RAV4 me ProCredit Bank!

August 17, 2026
Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30
Lajme

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30

August 17, 2026
Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial
Lajme

Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?