Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zgjedhur të flasë vetëm për projektin e Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nga gazetarët për zhvillimet politike, Kurti tha se fokusi i tij ishte përfundimi i projektit për Parkun Industrial, duke përmendur sipërfaqen, rrugën dhe afatin e punimeve.
“Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë, qendra e kompetencës në anën tjetër edhe 350 ditë punë, parku industrial në Livadicë po mbyllet, urime të gjithëve për këtë gurthemel”, tha ai.
The post Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial appeared first on Gazeta Express.

