Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti me vezë liderin e VV’së, Albin Kurti.
Kadrijaj gjatë konferencës për media, tha se, aksioni i saj ka qenë spontan dhe simbolik.
‘’Aksioni im ka qenë krejt spontan, nëse a do të kish ndodh konstituimi i Kuvendit, nuk ka pas gjuajtje me vezë, s’ka pas skenarë tjetër, s’ka pas organizim tjetër. Ky është manipulim i radhës së VV’s. Unë kam marr një aksion simbolik që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Kosovës’’, ka thënë Kadrijaj.
The post E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën appeared first on Gazeta Express.

