By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Lajme

Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit

Momenti
Published: August 19, 2026

Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani tha se “tranzicioni gradual” i pranisë së përhershme të trupave të NATO-s nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të “kalojë në koordinim me NATO-n”.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës i tha televizionit T7 se agjenda e këtij tranzicioni “tashmë është vendosur” dhe do të jetë deri në fund të gushtit.

Your browser does not support the video tag.

“Së pari, Policia e Kosovës duhet të vazhdojë, sikurse deri tash, të dëshmojë profesionalizëm dhe gatishmëri, neutralitet në ushtrimin e detyrave për zbatim të ligjit, dhe së dyti, që është jashtëzakonisht me rëndësi, procesi i hapjes zyrtare të urës të kalojë në koordinim me NATO-n, sipas një agjende që tashmë është vendosur deri në fund të muajit gusht, e pastaj të vlerësohet se si duhet të zhvillohet më tutje”, tha ai.

Ramadani përmendi tri elemente në të cilat tha se është përqendruar vendimi “jashtëzakonisht me rëndësi” i NATO-s.

“Është largimi i pranisë statike të KFOR-it mbi urën kryesore në Ibër. Është përfshirja e Policisë së Kosovës në ruajtjen e Manastirit të Deçanit – që është një prej zhvillimeve më të mira që i ka ndodhur Kosovës – dhe po ashtu është patrullimi i përbashkët në kufirin e Kosovës, i cili përcillet edhe me aspekte operacionale dhe teknike”, tha ai.

Këto tema, Ramadani se janë “përtej çështjeve vendore”. Janë tema që, siç tha ai, “vlerësohen në nivelet më të larta të NATO-s”.

“Ndërkaq sa i përket hapjes zyrtare e përfundimtare të urës mbi Ibër, ajo është çështje që duhet të zhvillohet si një proces gradual, në të cilin qëndrimet apo përfitimet politike të brendshme mund vetëm ta dëmtojnë procesin dhe nuk ndihmojnë, prandaj procesi duhet të jetë profesional, i bazuar në kritere dhe kërkesa profesionale”, tha ai.

Bashkimi Europian kërkoi të martën “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Koordinimi dhe konsultimet “duhet të zhvillohen” tha në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper pas pyetjeve nëse ura duhet hapur.

BE-ja konfirmoi se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure, disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, njoftoi për një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.

Në raportin e vitit 2025 për vendin, BE-ja thoshte se hapja e urës “duhet të koordinohet me partnerët e sigurisë”.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, i tha një zëdhënës i BE-së Gazetës Express para pak ditësh.

The post Ramadani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Parandalohet përplasja me thika mes të miturve në Tiranë pas sherrit në TikTok, procedohen 28 prej tyre
Sllovenia do blejë 3 000 raketa ajër-tokë
Rusia e fut në listën e personave në kërkim djalin e Robert Kennedy Jr., i cili luftoi në Ukrainë
Pacolli njoftoi për to, nis rrënimi i objekteve pa leje në Liqenin e Radoniqit, pamje
QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24 orëve

LEXO GJITHASHTU

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
TOP Momenti
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Lajme
Pranohen disa prova të reja materiale për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
Pranohen disa prova të reja materiale për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
TOP Momenti
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
TOP Momenti

You Might Also Like

Tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Lajme

Tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda

August 19, 2026
U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet
Lajme

U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

August 19, 2026
Ganimete Musliu publikon një video: Albin Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim te zyrat e qeverise
Lajme

Ganimete Musliu publikon një video: Albin Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim te zyrat e qeverise

August 19, 2026
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte
Lajme

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?