By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Miqtë e Amerikës” feston 80-vjetorin e lindjes së Clintonit me zjarrfikësit e Prishtinës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Miqtë e Amerikës” feston 80-vjetorin e lindjes së Clintonit me zjarrfikësit e Prishtinës
TOP Momenti

“Miqtë e Amerikës” feston 80-vjetorin e lindjes së Clintonit me zjarrfikësit e Prishtinës

Momenti
Published: August 19, 2026









Në një aktivitet simbolik të organizuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, shoqata “Miqtë e Amerikës” zgjodhi Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës për t’i përcjellë urimet dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.


Me këtë rast, drejtuesit e brigadës dhe përfaqësuesit e shoqatës vlerësuan bashkëpunimin ndër vite dhe kontributin e zjarrfikësve, ndërsa theksuan edhe lidhjen e veçantë të Kosovës me ish-presidentin Clinton dhe mbështetjen e tij për vendin.


Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi falënderoi shoqatën “Miqtë e Amerikë”, të cilët përzgjodhën këtë institucion për ta festuar ditëlindjen e presidentit amerikan Bill Clinton.


“Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ që keni përzgjedhur institucionin tonë me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Bill Clinton, dhe për bashkëpunimin që e kemi me juve, jemi shumë krenarë që e keni zgjedhur institucionin tonë e bashkarisht sot e festojmë ditëlindjen e presidentit Bill Clinton”, tha Gashi.


Ndërsa, nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se kjo po bëhet për të uruar presidentin Clinton nga populli i Kosovës.


“Komandant, faleminderit! Zjarrfikës, faleminderit! Dashtë Zoti që asnjë problem, asnjë punë të mos ta keni, asnjë shuarje zjarri ose ndonjë ndërhyrje mos keni. Mirëpo e di që keni shumë punë e shumë angazhime edhe verës, edhe dimrit. Atëherë kur ne flemë, ju jeni ju punoni. Atëherë ne flemë më qetë kur e dimë që jeni ju. Gjithkund në botë, e posaçërisht në Amerikë, zjarrfikësit janë shumë me reputacion e me imazh, edhe me autoritet, kuptohet, pozitivisht po flas, para të gjitha institucioneve të tjera të sigurisë. Jo rastësisht e kemi përzgjedhur Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës për 80-vjetor. 80-vjetor, sepse është jubile. Jo rastësisht e kemi zgjedhur, sepse me vite e me vite Brigada e Zjarrfikësve, ish-komandanti, komandanti aktual, si dhe ju të gjithë zjarrfikësit, s’keni hezituar në asnjë rast kur ka pasur nevojë për ndonjë aktivitet, për ndonjë ndërhyrje, për ndonjë pastrim shtratit, edhe pse ndoshta s’ka qenë formalisht nuk ka qenë obligim i juaji. Mirëpo keni bërë një punë të jashtëzakonshme e i keni bërë nder institucionit tuaj, i keni bërë nder komunës, i keni bërë nder shtetit, i keni bërë nder kombit”, tha ai.


Gjithashtu nga Kosova presidentit iu dërgua një letër mirënjohjeje dhe urimi për ditëlindje.


“Sa për informim, kjo letër së bashku me para se me kaluar, pardje kemi filluar me dhurimin e një sasie jo të vogël të këtyre dekorimeve të caktuara, ose dhuratave që u kemi dhënë qytetarëve. Është një bexh, është një fletëpalosje e aktivitetit të shoqatës, është një dizajn i caktuar ku është letra edhe dizajni, edhe letra që do t’i dërgohet presidentit Clinton. Është një kartolinë ekskluzive që ia kemi dedikuar për këtë aktivitet sepse është jubile, edhe çka është edhe më e veçanta: është kemi një notës prapë ku është fytyra edhe jubileu, edhe urimi ynë… jonë, mirëpo po e kemi shpërndarë edhe një sasi të pinave — do t’ia çojmë zotëri Ilirit — që nuk ka qenë sasi e vogël. Por e veçanta, mendoj që simbolika më e madhe: urimi ka shkuar në emër të popullit të Kosovës, shtetit të Kosovës, mirëpo kemi thënë: “Shqiptarët nuk harrojnë.” Mendoj që kjo është mesazhi më i fuqishëm, më i miri, më i ndershmi edhe më i sinqerti çfarë kemi mundur ne me i treguar presidentit Clinton”, tha Rexhepi. /EO


Image


Image


Image


Image


 






source

You Might Also Like

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
Pranohen disa prova të reja materiale për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
Mourinho zbulon fjalët që ia tha Viniciusit për ta parandaluar t’i bashkohet Arsenalit

LEXO GJITHASHTU

Sllovenia do blejë 3 000 raketa ajër-tokë
Sllovenia do blejë 3 000 raketa ajër-tokë
Lajme
Rusia e fut në listën e personave në kërkim djalin e Robert Kennedy Jr., i cili luftoi në Ukrainë
Rusia e fut në listën e personave në kërkim djalin e Robert Kennedy Jr., i cili luftoi në Ukrainë
Lajme
Pacolli njoftoi për to, nis rrënimi i objekteve pa leje në Liqenin e Radoniqit, pamje
Pacolli njoftoi për to, nis rrënimi i objekteve pa leje në Liqenin e Radoniqit, pamje
Lajme
QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24 orëve
QKUK: 312 raste të trajtuara në Emergjencë brenda 24 orëve
Lajme
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht
Lajme

You Might Also Like

Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 vetura mbeten në pritje
TOP Momenti

Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 vetura mbeten në pritje

August 19, 2026
Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
TOP Momenti

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Vëllai i princeshës Diana boton një libër për jetën e saj
TOP Momenti

Vëllai i princeshës Diana boton një libër për jetën e saj

August 19, 2026
Macinka: Çekia mbështet anëtarësimin sa më parë të Maqedonisë së Veriut në BE
TOP Momenti

Macinka: Çekia mbështet anëtarësimin sa më parë të Maqedonisë së Veriut në BE

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?