By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti

Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

Momenti
Published: August 20, 2026

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se më 17 tetor 2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë, i pandehuri M.H., dyshohet se, nga hakmarrja, ka ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta të tre personave, përkatësisht B.G., A.G. dhe B.G., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.U.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, pasi kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe një sasi të konsiderueshme të municionit, ka monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë. Më pas, kur të dëmtuarit ishin duke u larguar nga zona me një automjet, i pandehuri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke përdorur dy armë të gjata.

Nga të shtënat me armë zjarri, sipas aktakuzës, kanë pësuar lëndime të rënda trupore i dëmtuari A.U., i cili ishte drejtues i automjetit, si dhe i dëmtuari B.G., ndërsa është rrezikuar jeta edhe e të dëmtuarve B.G. dhe A.G.

Po ashtu, nga të shtënat janë dëmtuar automjeti në të cilin ndodheshin të dëmtuarit, dy automjete të tjera, si dhe është dëmtuar një xham dhe një pjesë e inventarit të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi njëri nga fishekët ka depërtuar brenda objektit të gjykatës.

Veprimet e të pandehurit janë ndërprerë pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar të pandehurin dhe kanë parandaluar vazhdimin e veprimeve të tij.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, i pandehuri M.H. dyshohet se ka poseduar pa autorizim disa armë dhe municion, përfshirë dy armë të gjata, një pistoletë të llojit RPX9, një revolver të llojit DEIT, si dhe municion të kalibrave të ndryshëm, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri M.H. ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/


You Might Also Like

Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektoni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituoni Kuvendin
Shkoi për të marrë ndihmën e parë mjekësore, gruaja shtatzënë lind me sukses te Trauma
Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra
320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik

LEXO GJITHASHTU

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi
Lajme
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
Lajme
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Shqipëria e para për fondet nga BE – Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit
Lajme
Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion
Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron kontratën: S’është koncesion
Lajme
Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore
Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore
Lajme

You Might Also Like

Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
TOP Momenti

Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng

August 20, 2026
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
TOP Momenti

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak

August 20, 2026
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
TOP Momenti

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]

August 20, 2026
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween
TOP Momenti

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?