By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy zyrtarë të Policisë përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të Internshipit në Universitetin Policor të Brandenburgut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy zyrtarë të Policisë përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të Internshipit në Universitetin Policor të Brandenburgut
TOP Momenti

Dy zyrtarë të Policisë përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të Internshipit në Universitetin Policor të Brandenburgut

Momenti
Published: August 9, 2026

Në periudhën 03-07 gusht 2026, dy zyrtarë nga Policia e Kosovës realizuan me sukses të lartë programin ndërkombëtar të Internshipit dhe shkëmbimit të përvojave policore në Universitetin Policor të Brandenburgut, Gjermani, së bashku me kolegë policorë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi për media thuhet se programi përfshiu shkëmbim të përvojave profesionale, ushtrime të përbashkëta taktiko-operative, praktika në arrestime dhe kontrolle të objekteve, trajtimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe vizita në njësi të ndryshme të Policisë Gjermane, përfshirë policinë ujore dhe njësitë e specializuara.

Your browser does not support the video tag.

“Në kuadër të programit u realizuan gjithashtu vizita në Berlin dhe Bundestagun Gjerman. Referuar përvojave të ndara me kolegë nga vende të ndryshme, programi krijoi një platformë të rëndësishme për bashkëpunim, krahasim të praktikave dhe shkëmbim të standardeve bashkëkohore policore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim pjesëmarrja dhe kontributi profesional në këtë program e prezantojnë Policinë e Kosovës në mesin e organizatave policore të zhvilluara dhe të orientuara drejt standardeve moderne ndërkombëtare, duke promovuar përvojën, profesionalizmin dhe praktikat e saj në siguri dhe shërbim ndaj qytetarëve.

“Veçanërisht, gjatë ushtrimeve praktike për trajtimin e dhunës në familje, qasjet dhe metodat e prezantuara nga Policia e Kosovës u vlerësuan lartë dhe shërbyen si pjesë e shkëmbimit profesional me kolegët ndërkombëtarë. Ky program konfirmon rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Universitetit Policor të Brandenburgut, përmes programeve të internshipit, trajnimeve praktike dhe shkëmbimit të përvojave, në funksion të avancimit dhe modernizimit të vazhdueshëm policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton
MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes
Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një i vdekur dhe një i lënduar
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn

LEXO GJITHASHTU

Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
Lajme
Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi
Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi
Lajme
Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
Lajme
Time Kadriaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton
Time Kadriaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton
Lajme
Time Kadriaj reagon pasi Elvis Hoxha e pranon se shpërndau lajm të rremë: As Beogradi s’ju shpëton
Time Kadriaj reagon pasi Elvis Hoxha e pranon se shpërndau lajm të rremë: As Beogradi s’ju shpëton
Lajme

You Might Also Like

Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca
TOP Momenti

Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca

August 9, 2026
LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë
TOP Momenti

LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë

August 9, 2026
Hoti: Gjetjet e NDI-së dëshmojnë dështimet e LVV-së pas gjashtë vjetësh në krye të institucioneve
TOP Momenti

Hoti: Gjetjet e NDI-së dëshmojnë dështimet e LVV-së pas gjashtë vjetësh në krye të institucioneve

August 9, 2026
Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cenim të rendit kushtetues
TOP Momenti

Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cenim të rendit kushtetues

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?