By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton
TOP Momenti

Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton

Momenti
Published: August 9, 2026

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë të dielën një material të rremë, i cili paraqitej sikur ishte publikuar në mediat serbe dhe ku pretendohej se deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ishte lavdëruar për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Materiali, i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, lidhej me incidentin e së martës në Kuvend, kur Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Në materialin e manipuluar pretendohej se veprimi i deputetes ishte përkrahur nga zyrtarë serbë dhe se ishte raportuar nga një medium në Serbi.

Pas publikimit, Kadrijaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se përmes këtij materiali “iu kanë rënë maskat”.

Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn

“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton”, ka shkruar Kadrijaj.

Më pas, Hoxha e ka pranuar se kishte shpërndarë një informacion të rremë dhe ka kërkuar falje për publikimin e tij.

Ai ka thënë se materiali i publikuar ishte një fotografi e sajuar e ballinës së një gazete serbe dhe se nuk bëhej fjalë për një publikim autentik të mediave serbe.

Rasti është një tjetër shembull i përdorimit të materialeve të gjeneruara ose të manipuluara me Inteligjencë Artificiale për të krijuar përshtypjen se deklarata apo lajme të caktuara janë publikuar nga media reale.

You Might Also Like

“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Qytetarët e Tetovës kërkojnë lirimin e hapësirave publike
Shkrimtari serb Svetisllav Basara: “Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe”
Të shtënat me armë në Mitrovicë, policia jep detaje
Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Administrata Trump do t’i paguajë firmës gjermane 1.2 miliardë dollarë për të ndaluar projektet e erës në SHBA
Administrata Trump do t’i paguajë firmës gjermane 1.2 miliardë dollarë për të ndaluar projektet e erës në SHBA
Lajme
Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
Lajme
LSDM: Sipas Mickoskit Maqedonia qenka parajsë, por le t’i pyes qytetarët se si jetojnë në këto dy vitet e fundit
LSDM: Sipas Mickoskit Maqedonia qenka parajsë, por le t’i pyes qytetarët se si jetojnë në këto dy vitet e fundit
TOP Momenti
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Lajme
Ekuadori akuzon ish-ministrin për vrasjen e kandidatit presidencial
Ekuadori akuzon ish-ministrin për vrasjen e kandidatit presidencial
Lajme

You Might Also Like

Trotinetet vazhdojnë të jenë kërcënim për këmbësorët, qytetarët ankohen se po i ngasin shpejt dhe ka rrezik të të godasin
TOP Momenti

Trotinetet vazhdojnë të jenë kërcënim për këmbësorët, qytetarët ankohen se po i ngasin shpejt dhe ka rrezik të të godasin

August 9, 2026
Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme
TOP Momenti

Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

August 9, 2026
MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
TOP Momenti

MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar

August 9, 2026
Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes
TOP Momenti

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?