By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn
TOP Momenti

Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn

Momenti
Published: August 9, 2026

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka kërkuar falje pasi ka shpërndarë në rrjetet sociale një informacion të rremë, të paraqitur si ballinë e gazetës serbe “Blic”.

Hoxha kishte publikuar në Facebook një imazh të sajuar, kinse i përkiste numrit të sotëm të gazetës “Blic”, ku pretendohej se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kishte lavdëruar deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Në ballinën e rreme shkruhej: “Reagoi Marko Gjuriq: ‘Time Kadrijaj e ka treguar guximin dhe dinjitetin’. Gjuriq: Kështu mbrohet e vërteta”.

Hoxha e kishte shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “Lëvdatat që nuk duhen”.

Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca

Pas publikimit, ai ka pranuar se materiali ishte i rremë dhe ka kërkuar falje për shpërndarjen e tij.

“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shpërndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadrija”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka thënë se është bërë e vështirë të dallohet informacioni i vërtetë nga ai i rremë.

“Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, ka shtuar ai.

Fotomontazhi lidhej me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Telegrafi.

You Might Also Like

LSDM: Sipas Mickoskit Maqedonia qenka parajsë, por le t’i pyes qytetarët se si jetojnë në këto dy vitet e fundit
Trotinetet vazhdojnë të jenë kërcënim për këmbësorët, qytetarët ankohen se po i ngasin shpejt dhe ka rrezik të të godasin
Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme
Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton
MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar

LEXO GJITHASHTU

Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
Lajme
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Lajme
Ekuadori akuzon ish-ministrin për vrasjen e kandidatit presidencial
Ekuadori akuzon ish-ministrin për vrasjen e kandidatit presidencial
Lajme
Të shtëna me armë në Mitrovicë
Të shtëna me armë në Mitrovicë
Lajme
Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
Lajme

You Might Also Like

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes
TOP Momenti

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes

August 9, 2026
Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një i vdekur dhe një i lënduar
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një i vdekur dhe një i lënduar

August 9, 2026
Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca
TOP Momenti

Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca

August 9, 2026
LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë
TOP Momenti

LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?