By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi
Lajme

Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi

Momenti
Published: August 9, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se 30 mijë deri në 50 mijë trupa të Koresë së Veriut do të vendosen në territorin e Rusisë, ndërsa i ka bërë thirrje Koresë së Jugut për mbështetje në fushën e mbrojtjes ajrore.

Në një postim në platformën X, Zelensky tha se “është marrë një vendim” për vendosjen e 30 mijë deri në 50 mijë koreano-veriorëve në territorin rus. Sipas tij, kjo shifër është më e lartë se vlerësimi prej 30 mijë trupash që kishte bërë në korrik.

Your browser does not support the video tag.

Zelensky nuk dha detaje se si e kishte marrë këtë informacion.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Kievi kishte gjetur disa raketa të Koresë së Veriut në territorin e Ukrainës, por nuk bëri të ditur vendndodhjet e tyre.

“Është absolutisht e qartë se Koreja e Veriut do të vazhdojë të ndërtojë përvojën e saj në luftën moderne, të marrë licenca nga Rusia dhe të marrë të gjitha llojet e mjeteve ushtarake prej tyre”, tha Zelensky.

Zelensky kërkon mbështetje nga Koreja e Jugut

Presidenti ukrainas i bëri thirrje Seulit për bashkëpunim më të ngushtë me Kievin, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.

“Ukraina do të donte shumë të merrte mbështetje nga Koreja e Jugut në një fushë ku kemi mungesë”, tha Zelensky, duke iu referuar sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë edhe për Marrëveshjen e Dronëve dhe në fusha të tjera.

Sipas Zelenskyt, diplomatët ukrainas janë në kontakt me Seulin për të nxitur marrëveshje të mundshme.

Bashkëpunimi ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nënshkruan një traktat gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik gjatë vizitës së Putinit në Phenian në qershor të vitit 2024.

Marrëveshja përfshin një dispozitë për ndihmë të ndërsjellë në rast se njëri prej vendeve përballet me agresion të jashtëm.

Koreja e Veriut e ka paraqitur vendosjen e trupave të saj si ndihmë për një partner në kuadër të traktatit.

Sipas Reuters, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 14 mijë ushtarë në rajonin e Kurskut të Rusisë në vitin 2024, duke ndihmuar forcat ruse të zmbrapsnin një ndërhyrje të madhe të forcave ukrainase në atë zonë.

Ndërkohë, një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase i tha Reuters këtë muaj se një njësi raketore e Koresë së Veriut ka nisur të vendoset në Rusinë perëndimore dhe mund të pajiset me deri në 120 raketa balistike dhe gjashtë lëshues për sulme kundër Ukrainës.

Ukraina përballet me mungesë të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia ka përdorur më shumë raketa balistike, të cilat janë veçanërisht të vështira për t’u rrëzuar.

Koreja e Veriut i ka furnizuar Rusisë me miliona fishekë artilerie dhe mortajash, raketa balistike, artileri me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme raketash me lëshim të shumëfishtë. /Panorama

The post Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Administrata Trump do t’i paguajë firmës gjermane 1.2 miliardë dollarë për të ndaluar projektet e erës në SHBA
Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
Ekuadori akuzon ish-ministrin për vrasjen e kandidatit presidencial
Të shtëna me armë në Mitrovicë

LEXO GJITHASHTU

“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
TOP Momenti
Qytetarët e Tetovës kërkojnë lirimin e hapësirave publike
Qytetarët e Tetovës kërkojnë lirimin e hapësirave publike
TOP Momenti
Shkrimtari serb Svetisllav Basara: “Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe”
Shkrimtari serb Svetisllav Basara: “Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe”
TOP Momenti
Të shtënat me armë në Mitrovicë, policia jep detaje
Të shtënat me armë në Mitrovicë, policia jep detaje
TOP Momenti
Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë
Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
Lajme

Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje

August 9, 2026
Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
Lajme

Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të

August 9, 2026
Time Kadriaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton
Lajme

Time Kadriaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton

August 9, 2026
Time Kadriaj reagon pasi Elvis Hoxha e pranon se shpërndau lajm të rremë: As Beogradi s’ju shpëton
Lajme

Time Kadriaj reagon pasi Elvis Hoxha e pranon se shpërndau lajm të rremë: As Beogradi s’ju shpëton

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?